“Çuditesha kur m’i thoshte Halili”, pagat e çmendura te Tirana

0

Tirana është një emër i madh i futbollit shqiptar, por që vitet e fundit po vuan në aspektin sportiv. Nga ana financiare, pavarësisht borxheve të shumta që klubi ka pasur, kjo nuk e ndal presidentin Refik Halili të ofrojë paga të çmendura për nivelin e futbollit shqiptar.

Majkëll Ngo me gjasa është më i paguari te bardheblutë dhe është presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ai që zbulon se sa përfiton sulmuesi anglez. Gjirokastriti nuk e fsheh habinë për pagat që lojtarë të ndryshëm marrin te Tirana.

“Presidenti i Tiranës më pyeste gjatë ndeshjes për pagat e lojtarëve tanë dhe unë ia thosha pa mbajtur sekrete. Çuditesha kur më tha se te Tirana, Ngo merrte 8500 euro në muaj, ndërsa kishte lojtarë të tjerë që merrnin nga 6500 euro dhe 6000 euro. Çdo lojtar te Luftëtari do marrë aq sa i takon”, ka deklaruar Tavo në emisionin “E Hëna Sportive” në RTSH Gjirokastra.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.