Çudit Kuadrado: Juventusi më i fortë, jo falë Ronaldos

Kristiano Ronaldo ishte ëndrra e realizuar e tifozëve të Juventusit. Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë se bardhezinjtë janë më të fortë në këtë sezon, por jo për meritë të yllit portugez. Duke folur për kanalin zyrtar të klubit, Kuadrado analizoi momentin e mirë të bardhezinjve.

“Natyrisht që Ronaldo na dha diçka më tepër, sepse të gjithë e njohim për çfarë lojtari po flasim. Megjithatë, Juventusi ka qenë gjithmonë një skuadër e ndërtuar shumë mirë dhe ndoshta jemi më të fortë edhe sepse shumë lojtarë kanë qenë pjesë e grupit për një kohë të gjatë. Njihemi mirë dhe kanë ardhur kampionë të mëdhenj. Shpresojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë”.

Më tej, Kuadrado analizoi edhe fitoren në Valencia, ku edhe kartoni i kuq i Kristiano Ronaldos nuk ndikoi në paraqitjen e bardhezinjve. “Nuk heqim dorë asnjëherë. Me Valencian treguam karakterin tonë dhe fituam edhe me një lojtar më pak. Ata janë një skuadër e shkëlqyer, por te Juventusi nuk mungon asnjëherë dëshira për të fituar. Jemi si një familje, të gjithë ndjekim objektiva të përbashkët dhe kjo është forca jonë, sepse fitoret vijnë vetëm duke qëndruar së bashku”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *