Çudira shkodrane, Bashkia nuk kujtohet të paguajë Vllazninë B

Të bërtasësh Skandal nuk i bën përshtypje njeriu, sepse e përdorim aq shumë këtë fjalë, saqë është bërë si term komik në gazetari. Megjithatë, nuk mund të mos te te beje përshtypje turpi i Bashkisë Shkodër dhe klubit Vllaznia.

Është një moment delikat për ekipin e parë dhe të gjithë vrapojnë për të mbështetur ekipin, të paktën moralisht, sepse realisht askush nuk e ka me qejf të flasë pse Vllaznia është në baltë prej vitesh dhe nuk po bën asnjë hap përpara.

Ndërkaq, Vllaznia ka edhe një ekip B, që këtë vit merr pjesë në Kategorinë e Parë, që do të thotë futboll profesionist. Do të thotë që lojtarët duhet të paguhen si të tillë, pra të mbajnë familjet, aq sa mundësi kanë, sepse është normale që të mos ketë paga milionere.

Kacidhe, krahasuar me Superioren, por as ato nuk i marrin të Vllaznia B. Gjithçka dihej, por kalohej me gjysmë zëri: “Ka kohë, të shpëtojmë një herë”.

Megjithatë, sot edhe trajneri Elvis Kraja e ka pranuar se situata është dramatike, duke folur për RTSH Sport.

“Luajmë një finale ndaj Besës, duam pikë mbijetesë, edhe barazimi është mirë për ne. Ndoshta nuk paguhemi prej një viti, por jemi zotuar të qëndrojmë në Kategorinë e Parë dhe do t’ia dalim”, shprehet Kraja, por kur askush nuk e vret mendjen për ekipin e tij, si mund t’u kërkojë lojtarëve mbijetesën? Për çfarë duhet të luftojnë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *