Çudia, një kompani bastesh aziatike zbarkon në Superiore

Prej sezonit të ardhshëm, në Superiore do të shohim edhe një sponsor të ri, nga Azia. Është një risi, sepse zbarkon një kompani që operon në tregun aziatik, 138.com, dhe që do të sponsorizojë Kastriotin e Krujës.

Bëhet fjalë për një kompani që operon në tregun online të lojrave të fatit, nga sporti te kazinoja online, dhe që ka firmosur kontratë bashkëpunimi me Kastriotin.

Drejtuesit e klubit krutan e kanë mirëpritur ofertën dhe që tani Kastrioti është pajisur me uniforma stërvitore me logon e sponsorit të ri, që është i regjistruar në Britaninë e Madhe, por operon në Azi.

Sa për sqarim, kompania në fjalë nuk operon në tregun shqiptar dhe nuk mund të regjistrohet asnjë klient nga territori i Shqipërisë.

Ligji në Shqipëri nuk e ndalon sponsorizimin e klubeve nga kompanitë e basteve dhe nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, por kurrë nuk kishte ardhur një kompani e huaj për të sponsorizuar. Një sinjal se Superiorja po tërheq gjithnjë e më shumë, përtej problemeve pa fund që kemi dhe që kemi trashëguar nga e kaluara jonë e errët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *