Çudia më e madhe që keni dëgjuar! Presidenti i Lionit flet pa kuptim dhe paditet: Na fusni ne në “Champions” se ka…Koronavirus

0

Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar shumë variante për të zgjidhur kampionatet në Europë, ndërsa ka rënë pandemia e Koronavirusit në Europë. Por përplasja e ardhur nga “Ligue 1”, është komedia e nivelit më të lartë.

Presidenti i Lionit, Jean-Michel Aulas, do të prishë rikthimin e madh të klubit që vitet e arta i ka pasur së fundmi kur pjesë e tij ishte Lorik Cana, Marsejën. Por çfarë propozoi presidenti i Lionit? Një zgjidhje që u paraqit në mënyrë serioze, por është vërtet për të qeshur.

Sipas tij Federata Franceze e Futbollit duhet të anullojë menjëherë sezonin aktual, ndërsa të marrë parasysh kampionatin e një viti më parë për t’i dërguar sërish po ato ekipe në Europë, siç ishin edhe herën e fundit.

Në këtë mënyrë Lioni do të kalonte sërish në “Champions League”, ndërsa aktualisht me kampionatin në “Ligue 1” nuk ka asnjë lidhje me këtë kompeticion, pasi ndodhet më shumë se 10 pikë larg. E ndërkohë Marseja që po rikthehet bindshëm dhe ndodhet në vendin e dytë me 56 pikë, do humbiste të drejtën për të shkuar në “Champions”, ndërsa presidenti i saj Zhak-Henri Eyraud tha se do të padis homologun e tij të Lionit për këtë çështje. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.