Çudia e radhës, shtyhet shitja e Milanit?

0

Situatë tragjikomike te Milani: edhe një herë, mbyllja përfundimtare e shitjes së klubit te pronarët e rinj kinezë nuk do të kryhet brenda afateve të trumbetuara ditët e fundit.

Sipas lajmeve që vijnë nga mediat italiane, përfaqësuesit e kompanisë Fininvest, që zotëron Milanin, janë takuar me ata të Sino-Europe Sports dhe duket se është rënë dakord për shtyrjen 30 ditë të procedurave.

Janë edhe 320 milionë euro për t’u paguar, pas 200 milionëve që janë paguar më herët, por tashmë ka probleme të reja dhe firma e shitjes finale nuk do të hidhet këtë fundjavë.

Nuk dihet arsyeja e shtyrjes së re, por nuk përjashtohet që herët a vonë gjithçka të anulohet dhe Berluskoni ta mbajë Milanin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here