Çudia e madhe në Bundesligë, arbitri jep penallti me VAR gjatë pushimit!

VAR-i kthehet protagonist në Gjermani. Në sfidën delikate të fituar nga Mainc 2-0 ndaj Fraiburgut, ku luhej për mbijetesën, moviola i jep një penallti ekipit vendas pasi arbitri kishte vërshëllyer fundin e pjesës së parë dhe kishte dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Guido Uinkman, gjyqtari i ndeshjes, kishte vërshëllyer fundin teksa u informua nga Këlni, ku është selia e moviolës së Bundesligës, se duhej verifikuar një episod në zonën e Fraiburgut. Lojtarët ishin në tunel kur arbitri vendosi të konsultohej me VAR, ndërsa kishte nisur lagia e fushës. Faulli me dorë i Kempf sanksionohet: arbitri thërret të gjithë në fushë dhe De Blasis realizon me penallti, duke e mbyllur mes protestave të miqve.

Sakaq, tifozët e Fraiburgut, si protestë, hodhën letra higjenike në fushë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *