Çudia e FIFA-s, dënime të ndryshme për përdorim kokaine

0

Para pak javësh sulmuesi i njohur i Perusë, Paolo Guerrero, u gjend pozitiv në një kontroll për doping. Substanca e ndaluar ishte kokaina, që ylli i kombëtares amerikano-jugore e kishte konsumuar në ditët para një prej ndeshjeve kualifikuese. Për pasojë, një vit pezullim për Guerreron, që humbet Kupën e Botës për mendtë e kokës, si i thonë fjalës, aq më shumë që është në fund të karrierës.

Ndërkaq, sot është bërë zyrtar pezullimi për sulmuesin ekuadoren Hoze Angulo, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Malagas dhe tashmë është dënuar për 4 vite, për përdorim kokaine.

Angulo u gjend pozitiv vjet dhe nuk luajti asnjë ndeshje për Granadan, por vendimi i Konfederatës së Amerikës së Jugut (CONMEBOL) për ta pezulluar për një vit hasi në kundërshtimin e FIFA-s, që e ankimoi çështjen në CAS. Aty FIFA fitoi, duke e dënuar futbollistin e ri për 4 vite, që do të thotë praktikisht karrierë e djegur, për një supertalent të Ekuadorit.

Pse Guerrero një vit jashtë dhe Angulo 4? E di FIFA!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image