Çudia, Devolli largohet sërish nga Kamza

0

Para pak ditësh bëri bujë lajmi se Bledar Devolli u pushua nga puna te Kamza, pas barazimit shtëpiak me Shënkollin. Ishte një barazim dëshpërues, që çoi drejtuesit te vendimi ekstrem dhe i tepruar, pasi bëhej fjalë për trajnerin që kryesonte prej fillimit të sezonit, duke vendosur edhe rekorde, me 12 fitore rresht në 12 ndeshjet e para të kampionatit.

Një ditë më pas, me gjakftohtësi, drejtuesit e Kamzës e kuptuan se gabuan, duke e rikthyer Devollin në drejtim, por qetësia ka zgjatur pak.

Sot Kamza pret Erzenin dhe menjëherë ka rënë në sy mungesa e Devollit në drejtimin e skuadrës, aq sa i mungonte edhe emri në protokoll.

Burime të Sport Ekspres zbulojnë se trajneri është pushuar që dje dhe arsyeja nuk lidhet me rezultatet, por vendimi i trajnerit për të mos aktivizuar futbollistin japonez Rio Kato, i ardhur në merkaton e janarit dhe i aktivizuar vetëm në 3 ndeshje në muajin shkurt, duke mos luajtur fare në mars.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image