Cuculi: Unë më i miri? Po të shënonte Rexhinaldo…

Ardian Cuculi i është gëzuar pikës së marrë me Tiranën. Në emisionin “Gol pas Goli” në Superport, qendërmbrojtësi shprehet se iu gëzua pikës së marrë. “Fillimi ishte i vështirë, vinim nga një ndeshje e luajtur mirë por që e humbëm ndaj Flamurtarit. Me kalimin e minutave u përmirësuam. Pasi humbëm penalltinë edhe mund të humbnim, pasi në situata të tilla skuadra përkeqësohet psikologjikisht.

“Objektivi titull? Do shohim ndeshjet e nesërme. Kampionatin është i ekuilibruar, ka shumë ndeshje dhe pak diferenca. Çdokush mund të fitojë ndaj kujtdo. Do vazhdojmë të tentojmë të realizojmë objektivat tona”.

“Atmosfera në skuadër? Nuk kemi atmosferë mbytëse, ka harmoni. Tragjikja për ne është dëmtimi i lojtarëve kryesor. Jemi të kënaqur me ata që i kanë zëvendësuar. Vetëm duhet të përmirësohemi në aspektin psikologjik”.

Cuculi është zgjedhur lojtari i ndeshjes, por futbollisti i Kukësit do kishte dashur më shumë që të realizonte shoku i tij i skuadrës, Rexhinaldo. “Do isha kënaqur më shumë po të shënonte Rexhinaldo”, përfundoi Cuculi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *