Cuculi: Kukësi çdo vit e fiton një trofe, Tirana dhe Kupa obligim!

0

Kukësi do të luajë nesër ndaj Tiranës, një sfidë delikate, pasi verilindorët vijnë nga humbja tronditëse ndaj Flamurtarit një javë më parë. Në kuadër të ndeshjes ndaj bardhebluve, për mediat ka folur Ardian Cuculi, i cili preku disa çështje.

HUMBJA ME FLAMURTARIN – “Normalisht kur luan me ekipe të nivelit të lartë, që janë në tabelën e renditjes lart normalisht që presioni është më i lartë. Shpresonim të bënim mirë, por nuk ja arritëm. Tani e kemi obligimin ndeshjen me Tiranën dhe Kupën.”

KUKËSI PA SHTËPI – “Njeriu mërzitet, por duhet të vazhdojë përpara. Ndoshta është koiçidencë, por është hera e dytë që po humb kampionatin prej fushës. Më ndodhi edhe te Shkëndija, ku nuk kishim shtëpi. Edhe kjo pjesë i ka ndihmuar shumë kundëërshtarët tanë. Pa dashur t’i heq meritat Partizanit që kryeson në tabelë.”

VENDI I DYTË DHE TIRANA – “Tragjedi nuk është, pasi futbolli i tillë është. Do të luftojmë maksimalisht për të qëndruar në vendin e dytë dhe për të parë sa më shumë përpara. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Tirana lufton për mbijetesë. Dihet emri i madh që ka Tirana. Do të jetë dhe një sfidë për ne, pas ndeshjes zhgënjyese ndaj Flamurtarit, në aspektin e rezultatit.”

KUPA – “Do të ishte një gjë e mirë, pasi çdo futbollist në fund të sezonit kur ngre një trofe, qoftë kupë qoftë kampionat është gjë e mirë. Kukësi e ka dëshmuar që çdo vit është pretendent dhe ngre nga një kupë. Do të ishte gjë e mirë, si për ne si për klubin për të vazhduar ecurinë e ngritjes së trofeve.”

PRESIONI MË I LARTË TE SHKËNDIJA, PARTIZANI APO KUKËSI – “Ekipet që pretendojnë për titull normalisht që te të tre ekipet presioni është shumë i lart. Te të tre ekipet presioni është zjarr.”

BILANCI I CUCULIT – “Deri para dëmtimit kam pasur bilanc pozitiv, por pas dëmtimit nuk kam qenë i kënaqur. Ndoshta edhe për arsyen se kam nisur të aktivizohem shumë shpejt, kjo edhe nga dëshira për të ndihmuar ekipin, mbase i kam bërë edhe dëm.”

SEZONI – “Besoj se ka kohë akoma, pasi janë edhe tetë ndeshje. Fokusi ynë është që të bëjmë sa më shumë fitore dhe objektivi ynë tani normal që është kupa.”

FUSHA – “Jo rastësisht kemi pasur shumë dëmtime këtë sezon. Është një faktor shumë i rëndësishëm. Pasi stërvitemi në bar artificial gjithë javën dhe ndeshjen e luajmë në bar natyral. Është problematike, nuk e them vetëm unë këtë gjë, e thonë dhe mjekët. Shpresoj që të kemi sa më pak dëmtime.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.