Cuculi: Bravo i qoftë Hoxhës, e shëmtuar të luhet pa tifozë!

0

Ardian Cuculi është një nga pikat më të forta të Kukësit. Pas ndeshjes me Partizanin, që përfundoi 0-0, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia i jep meritat Alban Hoxhës, i cili e mbajti portën e tij të paprekur. Gjithsesi ai pranon se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

“Për mënyrat se si shkuan gjërat, ishte një ndeshje e vështirë dhe me pak raste. Domethënë ekipi që gabonte më pak, ose që shfrytëzonte një mundësi, do të fitonte ndeshjen. Bravo i qoftë portierit të Partizanit, që ndaloi rastet tona të pastra. Kështu që në fund mund të them se është rezultat i drejtë, pavarësisht gjithçkaje. Ishte një ndeshje goxha e luftuar nga të dyja ekipet dhe jo rastësisht jemi në vendet e sipërme në tabelë”, u shpreh Cuculi për “SportEkspres.com”.

I pyetur mbi atë qoi mungoi Kukësit për të mundur Partizanin, mbrojtësi i shpallur vjet kampin me Shkëndijën e Tetovës, shtoi: “Pak fat na mungoi, por edhe ai pasi i fundit. Bëmë 2-3 raste të mira dhe nuk i shfrytëzuam. Duhet të punojmë në këtë drejtim. Gjithsesi vijojmë serinë e rezultateve pozitive. Nga katër ndeshjet e fundit kemi tre fitore dhe një barazim. Shpresojmë që edhe ndeshjen e fundit ta mbyllim siç i ka hije, për të shkuar në pushime të qetë dhe më pas të mendojmë për kapjen e objektivave tona, që është titulli kampion”.

Barazimi bëri që diferenca mes Partizanit dhe Kukësit të mbeste 5 pikë. Me rëndësi të madhe ishte që verilindorët të mos mposhteshin. “Me thënë të drejtën do na leverdiste një fitore në duelin me Partizanin. Gjithsesi nuk është rezultat i keq, duke qenë se ka shumë për t’u luajtur. E rëndësishme është që ka edhe shumë për t’u luajtur dhe mbetëm aty me shifra të njëjta”.

Për presidentin Gazment Demi, Partizani-Kukësi pa tifozë ishte “një ndeshje e dhjerë”. Një koment në lidhje mungesën e fansave në shkallët e stadiumit e ka dhënë edhe Cuculi, i cili ka edhe një mesazh për Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Është gjëja më e shëmtuar të luhet pa tifozë. Është një gjë që shpresoj në të ardhmen Federata dhe komisionet e përkatëse ta rishikojnë këtë gjë dhe të paktën të mos e ndalojnë futbollin e luajtur pa tifozë. Të luash futboll pa tifozë i bie njëjtë si të katrosh në sallë bosh, pa spektatorë”, përfundoi Cuculi. prononcimin e tij.

VLADIMIR PRENGA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.