Cuculi: Asani e vodhi penalltinë! U ndjeva i gozhduar

Ardian Cuculi nuk i ka përjetuar aspak mirë kritikat në drejtim të tij pas penalltisë, që mbrojtësi i Kukësit shkaktoi në sfidën ndaj Partizanit.

Në intervistën në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, 31-vjeçari foli mbi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe penalltinë “famëkeqe”.

TEUTA – “Kanë qenë dy ndeshje të luftuara. Në ndeshjen e parë bëmë mirë deri në minutën e 75, më pas u tërhoqëm dhe ata na barazuan. Ishin dy takime të vështira dhe jemi të lumtur që kaluam në gjysmëfinale”.

PENALLTIA NDAJ ASANIT – “Normalisht që për mua nuk ka qenë aspak e lehtë, por ne jemi profesionistë. Është thënë se ka qenë një veprim i qëllimshëm, më kanë cilësuar sikur bëra vrasje të qëllimshme, u ndjeva i gozhduar. I pranoj kritikat e presidentit. Asanit bravo i qoftë që ma vodhi penalltinë. Ka qenë e vështirë nga ana psikologjike, por e rëndësishme është që njeriu të ngrihet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *