CR7 rendit arritjet e vitit: Momente të paharrueshme, Juventusi klub gjigant

Kristiano Ronaldo ka bërë një sezon mjaft të mirë, të cilin e kurorëzoi në mënyrë perfekte, duke ngritur në qiell trofeun e Nations League, me Portugalinë e tij.

Pikërisht lidhur me këtë sezon, ylli luzitan ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon të gjitha arritjet e tij dhe i falënderon të gjithë.

 

Voir cette publication sur Instagram

 

What an unforgettable season! New experiences, gigantic club, exciting city, broken records and three more titles! I have to thank all of Juventus fans for the wonderfull way I was welcomed in Italy! You’re a very important part of our victories! Thanks to all my fans around the world and particularly to the portuguese people that helped us reach another historical win for Portugal! You’ll allways have a special place in my heart! Personaly, I’ll never forget the great moments and new record-breaking achievments I’ve had so far in 2019: – Italian Supercup winning goal; – Serie A win, Best Player and 21 goals; – Nations League win and hat-trick; – First Player to reach 100 wins and 125 goals in Champions League; – First Player to win 10 UEFA titles; – First Player to score in all National Teams final stages: FIFA World Cup, UEFA European Cup, FIFA Confederations Cup and UEFA Nations League; – First Player to score in 10 consecutive National Teams final stages from 2004 to 2019; See you soon! Together we’ll keep fighting for new and amazing conquests! I’m counting on you! ????? ????????

Une publication partagée par Cristiano Ronaldo (@cristiano) le


Çfarë sezoni i paharrueshëm! Përvoja të reja, klub gjigant, qytet emocionues, rekord të thyer dhe tre tituj të tjerë!

Duhet të falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit për mënyrën e mrekullueshme që më mirëpritën në Itali! Ju jeni një pjesë shumë e rëndësishme e fitoreve tona! Në sajë të të gjithë tifozëve të mi rreth botës dhe sidomos njerëzve portugezë që na ndihmuan të arrijmë një tjetër fitore historike për Portugalinë! Gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrën time!

Personalisht, kurrë nuk do të harroj momentet e shkëlqyera dhe rekordet e reja që kam thyer deri më tani në 2019:

– Goli i fitores në Superkupën e Italisë
– Titulli i Serie A, Lojtari më i mirë dhe 21 gola të shënuar
– Triumfi në Nations League dhe tripleta në gjysmëfinale
– Lojtari i Parë që arrin 100 fitore dhe 125 gola në Champions League
– Lojtari i parë që fiton 10 tituj të UEFA-s
– Lojtari i Parë që shënon në të gjitha fazat finale të Kupës së Botës, Europianit, Kupës së Konfederatave, Nations League
– Lojtari i Parë që shënon në 10 ndeshje të Kombëtares në fazat finale, nga 2004 deri në 2019

Shihemi se shpejti! Së bashku do të vazhdojmë të luftojmë për sfida të reja dhe të mahnitshme! Mbështetem te ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *