CR7 njeriu më i famshëm në planet, Juventusi fërkon duart

0

Transferimi i Kristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventus ishte një nga goditje më të bujshme të viteve të fundit. Bardhezinjtë arritën të bindnin yllin portugez për të vazhduar karrierën e tij në Torino dhe tani po marrin frytet e këtij operacioni.

Portugezi siguron gola dhe fitore dhe është një nga “armët” kryesore të ekipit të Alegrit për të fituar Champions-in e munguar prej 22-vitesh. Por jo vetëm kaq. Ronaldo është një “fenomen” i rrjeteve sociale, pasi është njeriu më i famshëm në botë.

33-vjeçari ka 340 milionë ndjekës në rrjetet sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe Twitter. Një gjë e tillë e bën atë numrin një, duke qenë sipër Xhastin Biber dhe Teilor Suift. Ronaldo ia kalon dhe Papa Françeskut dhe presidentit të Amerikës.

Në shtatë miliardë njerëzit e planetit tonë, ai është “kapo” dhe në Azi ka një diferencë të madhe krahasuar me të tjerët. Kjo gjë ka përfitimet e veta, sepse mediat sociale nuk janë më vetëm argëtim, por dhe fitime marketingu dhe financiare. Mjafton një foto e postuar nga lojtari dhe logo dhe marka e Juventus arrin dhe përhapet gjerësisht në Europë, Nju Jork, Indi, Indonezi, Brazil e çdo vend tjetër.

Bardhezinjtë kishin 10.4 milionë ndjekës në Instagram, përpara blerjes së CR7, ndërsa tani numërojnë mbi 17 milionë. Me pak llogari i bie që Juventus ka pësuar një rritje prej 63%, që është e gjitha meritë e Kristiano Ronaldos. Jemi akoma në tetor…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.