CR7 në kërkim të golit, klauzola e veçantë në kontratën e portugezit!

Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi ishte lëvizja më e bujshme në merkaton e verës. Bardhezinjtë paguan 100 milionë euro për kartonin e portugezit plus 7 milionë të tjera në formë komisionesh. 33-vjeçari do të përfitojë 31 milionë euro në sezon, por në kontratë ka dhe klauzola të tjera.

Ronaldo do të fitojë një bonus ekstra nëse arrin të fitojë Topin e Artë, por jo vetëm kaq. Siç citon “Don Balon”, në kontratën e tij me Juventusin ekziston dhe një klauzolë sa i përket golave të shënuar. Nëse CR7 do të shënojë një mesatare golash prej një goli për ndeshje, ai do të përfitojë dhe pesë milionë euro bonus nga klubi italian.

Ai nuk ia ka dalë të shënojë në tre ndeshjet e para me ekipin e ri, ndërsa sot Juventus pret Sasuolon dhe Ronaldo do të bëjë të pamundurën për të shënuar golin e parë si bardhezi, por dhe për të hapur serinë e golave, që mund t’i sjellin dhe pesë milionë euro të tjera në llogarinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *