CR7-Nani, Portugalia në finalen e Evropianit!

0

Skuadra kombëtare e Portugalisë është e para finaliste e Kampionatit Evropian “Francë 2016”! Cristiano Ronaldo me shokë mposhtën 2-0 Uellsin në gjysmëfinale, duke i shkuar deri në fund aventurës së tyre evropiane, duke u kualifikuar në finalen e madhe, aty ku do të ndeshen me fituesin e gjysmëfinales së dytë Gjermani-Francë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por Portugalia menaxhoi më mirë lojën dhe tregoi se ishte ajo skuadra superiore e këtij takimi. Në të dytën, portugezët gjetën me shpejtësi avantazhin dhe madje dy herë. Në të 50′ dhe 53′ shënuan Cristiano Ronaldo dhe Nani.

Me fitoren e sotme 2-0, Portugalia arriti suksesin e parë në Kampionatin Evropian pas 5 ndeshjesh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image