Covid-19 ndryshon vlerën e lojtarëve/ Kumbulla më i shtrenjti te Shqipëria, Strakosha e pëson më tepër

Futbolli po haset me vështirësi ekonomike për shkak të situatës së pazakontë të krijuar nga përhapja e  Covid-19 dhe për këtë arsye njerëzit duhet t’i harrojnë shifrat e çmendura të shpenzuara në merkato. Vlerat e futbollistëve në treg kanë pësuar rënie e këtu nuk bëjnë përjashtim as lojtarët shqiptar. Nëse shohim vlerën e tyre në “Transfermarkt” do të dallojmë një ulje në çmim.

Lojtari më i shtrenjtë shqiptar është ai që këtë sezon i mahniti të gjithë në Serie A, Marash Kumbulla. Kartoni i mbrojtësit të Veronës po merrte një rritje të pabesueshme këtë vit, duke kapur edhe vlerën e 25 milionë eurove. Por kriza që po sjell Koronavirusi në arkat e klubeve ka dhënë pasojat e veta duke e çuar vlerën e Kumbullës në 22.5 milionë euro, pra 2.5 milionë më pak.

Ndërkohë pas tij vjen gardiani kuqezi, Thomas Strakosha, që aktualisht ka një vlerë prej 20 milionë eurosh, duke përsuar kështu një rënie prej 5 milionë eurosh në vlerë. E për të plotësuar top 5-shen renditen edhe dy mbrojtësat shqiptarë që luajnë në Serie A, Gjimshiti dhe Hysaj, ku të dy kanë një ëulje me 3 milionë euro në kartonin e tyre. Më pak i prekur nga kjo situatë duket Etrit Berisha, që ka vlera e të cilit ka pësuar një rënie të lehtë me 0.6 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/