COVID-19? JO! E duan me patjetër shtëpinë e re, Kukësi vijon punimet për stadiumin

Futbolli në Shqipëri ashtu si edhe në gjithë Europën është ndalur si pasojë e përhapjes me ritme të shpejta të Covid-19, megjithatë kjo nuk e ndal Kukësin të punojë për shtëpinë e tyre të re. Klubi verilindor ka kohë që ka nisur nga puna për të pasur një stadium të ri që i shkon për shtat një skuadre si Kukësi, që prej disa vitesh është bëtë një nga pretendentët kryesore në Superiore.

Ndërkohë situata e krijuar së fundi në Shqipëri, ku është paralizuar jeta sociale si ne e njohim, nuk ka bërë që punimet për stadiumin e ri të pezullohen përkohësisht. Vetë klubi bën me dije në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se puna vazhdon, ndonëse me ritme më të ngadalta. Kjo pasi oraret dhe stafi i punonjësve janë të reduktuar, duke respektuar kështu edhe masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes në masë të Koronavirusit, teksa siguria shëndetësore është parësore në këto momente./Sport Ekspres/