Courtois “injoron” Bayernin: Reali favorit, por …

0

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ishte heroi i skuadrës së tij në barazimin 1:1 në ndeshjen e djeshme ndaj Paris Saint-Germain në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze doli e pamposhtur nga “Parc des Princes” vetëm falë paraqitjeve fantastike të belgut. “Ata kanë qenë të aftë të reagojnë pas disavantazhit”, deklaroi Courtois për të përditshmen sportive madrilene “AS”. Courtois gjithashtu zbuloi emrat e skuadrave që sipas tij janë favorite në Ligën e Kampionëve. “Favoritët? Skuadrat si Real Madrid dhe Barcelona kanë dicka më shumë, por nuk do t’i përjashtoja as PSG dhe Atletico Madridin”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image