Costa lavdëron Mourinhon

0

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, e ka cilësuar trajnerin Jose Mourinho si liderin e tyre, pasi Blutë fituan Capital One Cup, duke mposhtur Tottenhamin 2-0. “Të fitosh Kupën e Ligës është shumë e rëndësishme. Kjo do të shtojë besimin tonë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur fiton një trofe me klubin të cilin sapo keni ardhur. Unë nuk e di nëse e meritoj dashurinë e të gjithëve, për këtë vendosin tifozët e Chelseat. Unë gjithmonë do të përpiqem të jap më të mirën nga vetja, edhe tifozët e vërejnë këtë. Gjithkush mund ta kuptojë se sa shumë Mourinho dëshiron të fitojë. Është e mahnitshme. Ai është lideri ynë”, përfundoi sulmuesi me origjinë braziliane.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image