Coronavirus mund ti kushtojë Serisë A mbi 700 milion €, ja cfarë thotë presidentit i Federatës Italiane të Futbollit

Serie A mund të humbasë mbi 700 milion nga të ardhurat, nëse planet për të rifilluar ligën nuk realizohen sipas numrit 1 të Federatës Italiane të Futbollit [FIGC] Gabriele Gravina. Fluturimet në shtetin italian janë pezulluar që nga marsi për shkak të pandemisë dhe Gravina tha se deri tani kanë humbur më shumë se 500 milion euro.

Ndërsa FIGC përgatitet të takohet me Ministrin e Sportit për të diskutuar planin për të rifilluar ndeshjet nga 13 qershori, Gravina paralajmëroi për pasojat financiare nëse pezullimi do të zgjatet.

“Detyra e federatës është që futbolli të fillojë përsëri dhe të parandalohet kriza ekonomike, e cila mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme futbollin italian. Ne kemi punuar në mënyrë të pandërprerë me Ministrin e Sportit Vincenzo Spadafora, Ministrin për Ekonominë dhe Financat Roberto Gualtieri dhe Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, për të krijuar kushte të sigurta në mënyrë që të rinisim futbollin.

Vetëm me kthimin në fushë mund të ndalojmë rënien e të ardhurave, të cilat për një periudhë afatshkurtër do të shkonin mbi 700 milion €. Më shumë se 500 milion € tashmë janë humbur nga bllokimi i futbollit për shkak të COVID-19.’’- tha Gravina për revistën “Riparte l’Italia”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *