Copa America bëhet Copa del Mundo

0

Shpesh thuhet se Kupa e Botës është praktikisht një kompeticion ku marrin pjesë kombëtare nga të gjitha kontinentet, por në fund dihet që beteja për trofeun është mes Europës e Amerikës së Jugut.

Tani Copa America mund të kthehet praktikisht në një Botëror, sepse në mbledhjen e Këshillit të konfederatës Amerikano-Jugore të Futbollit në Santiago të Kilit është vendosur që Kupa e Amerikës 2019, e cila do të zhvillohet në Brazil, do të luhet me 16 skuadra.

Gjashtë nga këto përfaqësuese nuk do të jenë amerikano-jugore, por mund të vijnë nga Europa, Amerika Qendrore dhe nga Azia.

Natyrisht, do të jenë kombëtare si SHBA, Meksika, Kosta Rika, Hondurasi e të tjera fqinje, por po flitet gjithnjë e më shumë për të paktën një kombëtare nga Azia dhe 4 kombëtare evropiane, mundësisht me lidhje latine, pra Franca, Spanja, Italia dhe Portugalia.

E gjitha bëhet për të rritur interesin, shikueshmërinë dhe të ardhurat, por duket e vështirë që kombëtaret nga Europa të gjejnë hapësirë në një kalendar tepër të ngjeshur me ndeshje dhe as klubet evropiane nuk do ta pranojnë që të humbasin për rreth një muaj lojtarët e tyre çdo verë të zhvillimit të turneut.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here