Copa America | Argjentina shmang Brazilin, ja kombinimet e shortit

Argjentina mori një triumf jetik një natë më parë, teksa mposhti Katarin me shifrat 0-2. Albicelestët rrezikonin seriozisht një përballje me Brazilin që në çerekfinale, por ishte Kolumbia që e shmangu këtë përballje, pasi respektoi turneun dhe mposhti Paraguajin, pavarësisht se e kishte siguruar vendin e parë në grup.

Tashmë, enigmat më të mëdha janë zbardhur, me Argjentinën që do të përballet me Venezuelën në çerekfinale. Brazili qëndron në të njëjtin krah dhe në çerekfinale presin një midis Paraguajit, Ekuadorit ose Japonisë.

Në rast se Brazili dhe Argjentina kalojnë çerekfinalet, do të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale. Nga krahu tjetër qëndron Kolumbia dhe Peruja që do të presin një midis Kilit dhe Uruguajit. Kolumbia pret vendin e dytë, ndërsa Peruja vendin e parë.

Sfidat e mbetura nga faza e grupeve

Grupi C

Ekuador – Japoni
Uruguaj – Kili

Nëse Ekuadori fiton: Brazil – Ekuador
Nëse Ekuador – Japoni mbyllet në barazim: Brazil – Paraguaj
Nëse Japonia fiton: Brazil – Japoni
Nëse Kili fiton ose barazim: Kolumbi – Uruguaj dhe Kili – Peru
Nëse Uruguaj fiton: Kolubmi – Kili dhe Uruguaj – Peru

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *