“Copa America 2019”, hidhet shorti: Brazili e ka “autostradë”

Është hedhur shorti për “Copa America 2019” dhe Brazili është pozicionuar në grupin A, që është relativisht i lehtë për kombëtaren e “Seleçaos”. Shorti u rezervoi në grup  Bolivinë, Venezuelën dhe Perunë.

Turneu do të zhvillohet në Brazil, ndaj edhe skuadra e drejtuar nga Tite do kërkojë të fitojë “Copa America” pas 12 vitesh. Ndeshja hapëse zhvillohet më 14 qershor dhe Brazili do të përballet me Bolivinë.

Për Argjentinë grupi nuk do të jetë i lehtë. Së bashku me Kolumbinë, Paraguajin dhe Katarin plotësojnë grupin B. Sigurisht ata janë favoritët e grupit dhe të turneut dhe nuk besohet se do të mbesë në grupe, sidomos duke ditur edhe formulën.

Grupi tjetër, ai C, duket interesant. Kili, fituesi në fuqi i “Copa America”, do të sfidohet nga Uruguai (15 herë fituese e turneut, si asnjë tjetër), Ekuadori dhe Japonia.  Në fazën tjetër kalojnë dy ekipet e renditura të parat në grupe, ndërkohë që bëjnë para edhe dy vendet e treta më të mira.  Për ata që habiten me praninë e Japonisë dhe Katarit, dy kombëtaret janë të ftuara këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *