Si ndryshon Tirana?!
   28/7/2012

Sina, Dabulla, Pisha dhe Kalari duhet të ulen me klubin për të diskutuar. Ndërkohë arrihet akordi me Lilajn, por vendoset pas katër ditësh. Gvozdenoviç dhe Fagu janë gjithashtu, gjithnjë e më pranë. Synohet dhe Muzaka

Tirana do të ribëhet dhe sërish do t’i besohet Hulian Rubios. Spanjolli do të mbajë lojtarët që dëshiron dhe do të kërkojë të tjerë që i nevojiten për të përforcuar skuadrën e tij. Fillimisht, Rubios i duhet të rinovojë zyrtarisht marrëveshjen me bardheblutë, pasi kontrata 40-ditore, firmosur një muaj më parë brenda pak ditësh do të kalojë afatin e skadencës. Ka rënë dakort me drejtuesit dhe brenda pak ditësh mund të mbyllet ky kapitull për të nisur një tjetër sezon në krye të 24-herë kampionëve. Ka ende disa klauzola të parashikuara në marrëveshje për të cilat po mendohet, ndërkohë që krerët e klubit nuk e kanë vënë në diskutim për asnjë moment pozicionin e spanjollit dhe Tagani zyrtarisht e ka konfirmuar Rubion si njeriun e duhur që do të drejtojë Tiranën. Humbja 5-0 në Norvegji, nuk ka lëvizur kuotat e 60-vjeçarit.
Rinovimet–Pesë futbollistë janë pa kontrata ndërkohë që për të mësuar të ardhmen e tyre duhet pritur fjala Rubios. Ilion Lika është i konfirmuar dhe ai pritet të jetë i pari futbollist që do të nënshkruajë një marrëveshje të re. Rubio i ka besuar shiritin e kapitenit së fundmi dhe nuk e diskuton portierin 32-vjeçar. Më tej, për të ardhmen e Sinës, Pishës, Dabullës dhe Kalarit do të vendosë tekniku spanjoll. Drejtuesit i kanë lënë dorë të lirë Rubios për ta rindërtuar skuadrën sipas dëshirës së tij.
Synimet–Disa lojtarë janë piketuar dhe brenda pak ditësh do të realizohen goditjet e para. Katër është numri i futbollistëve të afruar deri tani. Pashaj, Muçollari dhe Çota kanë firmosur ndërkohë që brenda pak ditësh do ta bëj diçka të tillë edhe Gentjan Muça. Të tjerë futbollistë janë piketuar dhe për të bërë të mundur afrimin e tyre, kanë nisur tratativat. I pari dhe më pranë Tiranës është Sabien Lilaj. Mesfushori korçar pritet të rikthehet sërish në shtëpi, pasi ka provuar një aventurë në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit. Sot, pritet të ketë zhvillime edhe për serbin Gvozdenoviç, me të cilin bisedimet në telefon kanë nisur prej disa ditësh. Muzaka është një tjetër alternativë për mesfushën, ndërkohë që së fundmi është rishfaqur në skenë edhe emri i Erbim Fagut që shikohet si një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich