Mundje, 3 medalje në turneun e Selanikut
   14/5/2013

Mundje, 3 medalje në turneun e Selanikut

Në datat 11-12 maj, në Selanik u zhvillua turneu i hapur ndërkombëtar i mundjes, një veprimtari ku morën pjesë edhe mundësit shqiptarë. Të pranishëm sportistë nga Izraeli, Rumania, Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Spanja, Qipro, Austria e Kirkistani, një turne i fortë e ku mundësit kuqezi bënë një paraqitje shumë të mirë. Në disiplinën greko-romake, në peshën 42kg, mundësi Kujtim Alcani zhvilloi ndeshje të bukura dhe arriti të marrë medaljen e argjendit. Mirë u paraqit edhe mundësi i peshës 76kg, Lorenc Hoxha, që u rendit në vendin e katërt dhe mori medaljen e bronzit. I fundit për kuqezinjtë që garoi në këtë turne, në peshën 84kg, ishte mundësi Elton Hallçi, i cili gjithashtu bëri një paraqitje të shkëlqyer. Ai mori medaljen e bronzit, duke i dhënë një tjetër medalje Shqipërisë. Këto rezultate konsiderohen të suksesshme për Federatën Shqiptare të Mundjes, me president Avni Hasën, që shijon kështu medaljet e para ndërkombëtare në detyrën e presidentit. Trajnerë të ekipit kombëtar në këtë turne ishte Ermir Hasa dhe Joel Gjelaj si dhe anëtari i KE-së, Altin Shtjefni.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich