Po të kaloje mëngjesin e djeshëm në fund të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” vije re lehtësisht diçka të pazakontë. Kostume të shumtë blu protokollarë – dallohet menjëherë nga stema që janë punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit – lëvizin nga shkallët e hyrjes së Pallatit të Kongreseve deri në thellësi të hollit të madh të tij, duke bërë përgatitjet e fundit të ceremonialit të ndarjes (pse qenka kaq e papeshë të përmendesh fjalën “homazhe” në këtë rast) me atë që s’ke neovjë të pëmndeësh që është Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i Merituar i Sportit, lojtar nga më brilantët e historisë së futbollit tonë, trajner kombëtar, trajner klubesh, fitues trofesh, metodist, opinionist, analist… mjaf të thuash: të ndahesh me Dinin!
Eshët ende herët kur makina sjell arkëmortin me trupin e pajetë të Medin Zhegës. Që me kalimin e minutave të homazheve të lëna në segmentin 10:00-12:00 do të mbulohet nga buqeta lulesh e kurora. Aq sa të duhej të “shtoje” pamjet përballë – tri stenda me një flamur kombëtar, foton e tij e fanelën e përfaqësueses me nr.10 – për të kuptuar se në atë sallë ishte trupi që do largohej, i shpirtit që do të mbetet mes nesh.
Duke e konsideruar të paktë atë kalim rreth arkëmortit, përkuljen para tij e vendosjen për zakon të dorës mbi kapak, ish bashkëlojtarët e trajnerët, shokët e miqtë, të ardhurit nga Shkodra e jo vetëm, edhe pasi e kreyjnë ritualin, takohen e ngushëllojnë bashkëshorten, djemtë e familjarët dhe dalin jashtë sallës, nuk largohen dot. Dhe nuk është thejsht se duan të marrin pjesë në varrimin e Dinit, por sepse duan “t’i shfrytëzojnë” ato minuta të qëndrojnë bashkë me të. Deri kur dheu i pamëshirshëm të bëjë ndarjen përfundimtare.
Ndaj edhe pse sheshi para hyjrjes së Pallatit të Kongreseve të duket disi i zbrazur, nën pemët rreth e rrotull, a në hijet që ofron godina madhoshe sheh grumbuj-grumbuj njerëz të ndryshëm. Nga drejtuesit më të lartë të Federatës, që bëjnë “pritësin e parë” të atyre që vijnë – krejt normale për një njeri që e konsiderojnë të familjes së tyre – te lojtarë e trajnerë, me të cilët Zhega ka punuar ndër vite. Diku në një cep jo pak shkodranë, më tutje kamerat e gazetarët që presin e pëprcjellin edhe ata. E tërë kjo e bën krejt të natyrshme ndërfutjen e personaliteteve që vijnë kohë pas kohe. Do të hyjnë në atë sallë nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Aldo Bumçi, kryeparlamentarja Jozefina Topalli e më së fundi, pak minura para se të nisej kortezhi, dera e hekurt në anën tjetër të bulevardit, ajo e presidencës, do të hapej e prej andej, në këmbë, ka ardhur Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Të tjera shënime në librin e vënë enkas në holl, të tjera fjalë para kamerave, të tjera kurora me lule.
Dhe vijnë minutat e familjarëve. Punonjësit e funeralit largojnë lulet e kuorat dhe zhvidhosin kapakun. Një puthje e fundit në ballin e ftohtë të Dinit, lot dhe ndjenja e trishtë e ndarjes.
Për pak minuta, Bulevardi Dëshmorët e Kombit ndal lëvizjen për të respektuar kortezhin që niset drejt varrezave të Sharrës…
…
Dy ekstreme do të mbeten të pashlyera në kujtesën e gjithkujt që ka qenë pranë tij: buzëqeshja dhe dy duart e ngritura lart në përfundim të ndeshjes së fituar me grekët në vitin 2000 dhe ajo pikë loti kur të shihte t’I hyje në dhomën e spitalit, ku kaloi muajt fundit. Pushofsh në paqe, Din Zhega!