Vai Lorik! Rifillon me Lacion, ky duhet të jetë viti “Champions”!
 Mario Nikolli  10/7/2012

Pushimet mbaruan! Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses shqiptare dhe pa më të voglin dyshim, një ndër sportistët kuqezinj më në modë dhe më popullorë të momentit është shfaqur dje në qendrën stërvitore të bardhekaltërve me makinën e tij luksoze në sytë kureshtarë të tifozëve dhe të rinjve, që gjithnjë e më shumë kanë filluar t’i kërkojnë autografe. Pas një muaji të kaluar përgjithësisht në Shqipëri, duke shijuar jetën e natës së Tiranës dhe plazhet e Dhërmiut e pas disa ndalesave në Kosovë, përgjithësisht në Prizren dhe Prishtinë, Cana ka veshur fanelën sportive dhe ka nisur të mendojë seriozisht për edicionin e ardhshëm.

Lorik cana do të luajë sezonin e dytë radhazi te skuadra e Lacios. Një vit më parë ai pati vështirësi për t’u ambientuar dhe trajneri Reja fillimisht e preferonte për disa minuta ose në disa raste flagrante edhe fare. Cana u stërvit rregullisht dhe pavarësisht një dëmtimi, që e mbajti së paku 2 muaj jashtë fushave, tre muajt e fundit të sezonit kanë folur për të. Aktivizime të rregullta, njëfarë personaliteti në mesfushë, dhe gola të rëndësishëm e bënë Canën popullor te tifozët, të cilët filluan të besojnë më shumë te shqiptari. Sezonin e shkuar është diskutuar ndjeshëm dhe për një mundësi largimi të tij nga Lacio, por drejtuesit, menjëherë, në fund të edicionit dhanë veton për qëndrimin e shqiptarit.

Cana dhe Lacio kanë nisur përgatitjet për një sezon që duhet të jetë i rëndësishëm për një skuadër që gjithnjë është pretendente përpara nisjes së sezonit. Trajneri i ri Petkoviç mësohet të ketë deklaruar se do t’i japë gjithnjë e më shumë besim Lorikut, ndërkohë që Loriku në daljet e fundit publike nuk e ka vënë kurrë në diskutim tanimë qëndrimin te bardhekaltërit. “Unë jam këtu në stërvitje për të bërë më të mirën time,– tha Cana dje përpara gazetarëve.– Shpresoj që këtë sezon Lacio të mos ketë oshilacione dhe të jemi të duruar për të fituar ndonjë gjë të rëndësishme. Arritja e një pozicioni që të dërgon në Ligën e Kampioneve është prioriteti kryesor”.

 

29

Vjeç

është Lorik Cana. Në karrierën e tij ka luajtur pothuajse gjithnjë në nivele të larta. Ai ka provuar të luajë shumë kohë në Kampionatin Francez, një vit në Premier Ligë, një vit në Turqi me Gallatasarajin dhe sezonin e ardhshëm do të luajë sërish për të dytin vit radhazi te skuadra e Lacios

 

2

Sezone

rresht te Lacio. Shqiptari është tanimë një i preferuar në ambientin bardhekaltër të Romës pasi edicionin e kaluar, ose më saktë në fund të tij ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse. Trajneri Petkoviç mendohet t’i japë dorë dhe ta lançojë titullar që në fillim të edicionit.

 

 

 

Muaji i pushimeve në

Shqipëri, sa shumë

femra rreth Canës!

 

Vizitat e tij në pabet e kryeqytetit janë shoqëruar ndjeshëm me ngacmime dhe shumë buzëqeshje provokuese. “Urgjenca” dhe “Matis” kanë qenë vendet e tij të preferuara. Gjithsesi në Dhërmi shfaqet me të dashurën bjonde italiane

 

Lorik Cana ka kaluar pushimet në Shqipëri gjatë muajit qershor dhe daljet e shpeshta në jetën e natës kanë qenë një ndër kuriozitetet më të mëdha për të rinjtë e zakonshëm të kryeqytetit shqiptar. Cana i shoqëruar nga miq të tij, futbollistë dhe jo vetëm, në mënyrë periodike është parë në disa nga vendet më të frekuentuara të ish-Bllokut. Përgjithësisht, te “Urgjenca”, ose “Matis”, Cana, në shoqërinë e shokëve, e ka pasur të pamundur t’u shpëtojë syve femërorë dhe ngacmimeve të tyre. Flirte të shumta dhe kërkesa për foto kanë qenë menuja e tij gjatë mbrëmjeve.

Në muajin qershor kanë qarkulluar pafundësisht foto të Canës me femra në profile normale në “facebook”, por në të gjitha rastet vihet re qartë që më shumti kanë qenë poza të imponuara të kërkuara nga vetë vajzat.

Cana u pa me një femër në një lidhje serioze dy javë më parë në Dhërmi, teksa vendosi ashtu si zakonisht, të kalonte ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri. Cana prej vitesh e kryen një ritual të tillë, ndërkohë që ajo që bie në sy është se përgjithësisht i ndërron partneret çdo verë. Tre vite më parë Cana u shoqërua në plazhin shqiptar nga një femër franceze me origjinë algjeriane, ndërsa këtë verë ka qenë në shoqërinë e një femre italiane, bjonde, e cila tërhoqi sistematikisht vëmendjen e të pranishmëve në ato ditë në plazh.

Cana gjithashtu mori një numër rekord komentesh dhe pyetjesh në faqen zyrtare të “Bar Sport” (emisioni i mbrëmjes së Europianit në “Supersport”), ku ishte i ftuar. Shumica e komentatorëve e ngacmonin atë pa tendencë në lidhje me praninë e tij aty dhe “thumbat” që bënte me dy drejtueset e emisionit, gazetaret sportive Aida Bajraktari dhe Vilma Masha. Mësohet se jashtë programit TV, Cana dhe dy prezantueset kanë miqësi së bashku dhe jo rrallë shoqërohen ose ndeshen shpesh gjatë netëve kur frekuentojnë klubet e Tiranës.

Mario Nikolli

 

 

E fiskuar pas Lorikut

 

Sonia, emër i

përbashkët në

“facebook” dhe

album “Me and You”

 

Shqiptarët që jeton në Romë e ka fiksim lojtarin kuqezi. Profili i saj është lehtësisht i dallueshëm për shkak të fotove dhe postimeve për Canën

 

Nuk është një histori e zakonshme, pavarësisht se në “facebook”, admiruese të Canës mund të gjesh pafund. Ajo që e bën të veçantë Sonjën, shqiptaren e cila jeton dhe studion në Itali, është fakti që ajo ka vendosur dhe ka preferuar që emrin e profilit të saj në rrjetin e njohur social ta ketë të përbashkët me Canën. Bjonde dhe simpatike, Sonia e shpreh fare qartë mënyrën se si e menaxhon në profilin e saj, adhurimin që ka për lojtarin shqiptar. Përveç emrit të përbashkët mund të vëresh fare qartë që gjysma e fotove i takojnë Lorikut, ndërkohë që ka kryer dhe një album “Me and You”, ku nuk ka foto të të dyve bashkë por të alternuara me njëri-tjetrin. Një nga fanset e shumta!

 

 

 

 

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich