Hyrjet janë gjithnjë të rëndësishme, por kur thua Altin lala, prezantimi është i parëndësishëm. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare në 360 gradë.
...
Kush është Altin lala?
Kam lindur në Tiranë në vitin 1975. babai im quhet Dodë dhe nëna ime Pashke. i falënderoj që kanë bërë një zgjedhje të tillë (qesh). Kam luajtur si çdo fëmijë në rrugët e Tiranës dhe shtëpinë e kam pasur tek Tirana e Re dhe e kam nisur karrierën time tek Dinamo.
Pse te Dinamo?
Të them të drejtën e kam nisur me shumë vonesë sportin. i kërkoja babit të më rregjistronte tek Dinamo por gjithmonë me thoshte që të shkoja të mësoja sesa të merresha me sport. Por unë nuk hoqa dorë deri kur erdhi dita që i mbusha mëndjen të më rregjistronte aty. Atë kohë trajner ishte Ilir Përnaska dhe kisha shumë informacion për atë. Në fillim luanim tek “Emin Duraku”, aty ku ishin dy fusha basketbolli dhe ne stërviteshim aty. Tek Dinamo luaja si mbrojtës i majtë por më pas luajta në mesfushë, pasi kalova tek paratërinjtë. Ishte një moment shumë i vështirë pasi isha shumë i dobët dhe i shkurtër pasi të gjithë thonin që ishte e vështirë të bëhesha futbollist. Kështu e kam nisur si një sfidë që ditën e parë që jam rregjistruar në futboll. Në fillim nuk më llogarisnin fare. Gjithmonë qëndroja në skuadrën që qëndronim në cepin e shkollës. Xhaxhai i një shokut tim, që quhej Tosi, është personi i vetëm që më ka mbështetur në fillimin tim. Për fatin tim të mirë, një ditë dikush aty mungoi dhe Tosi më futi në skuadër. Luajta si mbrojtës i majtë. Që atëherë kam luajtur në formacion.
Si është impakti i parë i një djali 16-vjeçar që nga Tirana iku në Gjermani?
Ishte shumë interesante në fakt. Ne ishim të vegjël dhe u nisëm me aeroplan. Nga Zyrihu arritëm në Frankfurt aty ku dolëm të kapnim asfaltin me dorë. Çdo gjë ishte e pastër, e rregullt dhe njerëzit që ecnin sikur vraponin. Atje vendosa që mos të kthehem, madje vëllait dhe motrës time ju thashë që nuk do të vija më.
Si u ndatë nga skuadra?
Kur u futëm në nxemje, aty na u afruan afro 10 shqiptarë të cilët kishin ardhur nga ambasadat. Njëri nga ata që ishte 18-vjeç ishte shok i shkollës dhe kishte ikur shumë i ri dhe na kërkoi të qëndronim aty. Ne kishim bërë plan që të vraponim dhe të kapnim ndonjë polic për ti thënë fjalën “azil’ pasi ishte e vetmja që dinim. Dhe një tjetër fjalë të pistë “shajze” që e dinë të gjithë shqiptarët (qesh). Ata pastaj na pritën pas ndeshjes, lamë çantat dhe u larguam. Na morën një herë katër djem dhe më pas katër të tjerë ndërsa dy të tjerë u larguan me vëllain e Elvis Penginit që ishte me Ambasadën. Të nesërmen ne na rregjistruan në kampin e rrefugjatëve dhe pritëm ku do të na transferonin. Shpresonim që mos të na dërgonin në lindje pasi situata nuk ishte e mirë.
Besoje se do luaje futboll atje?
Sigurisht që unë nuk doja ta lija futbollin, por nuk dinim gjuhën dhe nuk kishim asnjë person që të na ndihmonte.
Por si ishte për ju Gjermani, larg familjes?
Është një botë krej ndryshe dhe e paimagjinueshme, për ato momente kur unë njihja vetëm Tiranën e Re dhe maksimumi Durrësin ku bënim plazh. Më shumë ishte një aventurë pasi ne nuk kishim çfarë të humbnim. Pas disa ditësh ne shkuam tek klubi i fshatit që ishte rreth 30km larg Frankfurtit. Atje çdo fshat me 1000 banorë ka fushat dhe skuadrat e veta. Pasi bëmë 2 javë stërvitje kërkuam të na ndihmonim për të luajtur me ndonjë skuadër më të mirë. Mesa kuptova atje ai trajneri ishte dhe mësues i cili tha që nuk na ndihmonte dot. Pas një muaji u transferuam përsëri në një zonë rreth 20 km larg Fuldas, një fshat ku kishte 5 shtëpi. Aty qëndruam disa muaj pa luajtur.
Por si jetonit atje?
Atje jetonim me ndihma sociale.
Fillove të punojë?
Punën e fillova vetëm pas moshës 19-vjeçare në një dyqan mobiljes sëbashku me një portier nga Vlora që quhej Jetmir Meta dhe kur bëra kontratën e parë, luaja dhe punoja njëkohësisht. Kam punuar 3 vjet si magazinier në një magazinë ushqimore që bënin komisionin për hotele dhe restorante. Ishte një punë e rëndë pasi zgjohesha në orën 4 të mëngjesit, puna 8 orë dhe më pas shkoja në stërvitje. Pas asaj mu dha rasti të punoja në një magazinë elektonikesh. Aty njihja shefin pasi ishte dhe sponsor i skuadrës. Aty punoja nga ora 9 deri në 3 të pasdites. Ajo punë më ndihmoi shumë si stërvitje force pasi ngarkoja dhe shkarkoja shumë.
Besoje gjithmonë që do të bëheshe futbollist?
Faktikisht kam pasur gjithmonë lidhje me familjen. Me punë arrihej gjithçka. Sigurisht që unë nuk besoja se mund të luaja në Bundesligë, por bëja plane për të ardhmen time. Shihja se kush ishte hapi që mund të bëja dhe sigurisht punoja dhe stërvitesha njëkohësisht.
Kur keni fituar për herë të parë para nga futbolli dhe çfarë bëre me to?
Në Fulda merrja 1200 marka por duhet të paguaja 400 marka apartamentin të cilin e ndava me portierin nga vlora. Sigurisht që ndihmoja edhe familjen me para. Ata nuk prisnin nga unë, por e ndjeja që duhet ti dërgoja para. Por para kam bërë me Hanoverin.
Dilnit nëpër disko?
Ata djemtë e tjerë dilnin çdo fundjavë, por unë hezitoja pasi hyrja në disko ishte 5 franga dhe unë nuk kisha shumë para. Por me kalimin e kohës fillova të ecja para pasi merrja 1500 marka nga puna dhe 1200 nga Fuldja, ekipi im.
Më pas?
Nënshkrova kontratën me ekipin e Hanoverit. Madje kam nënshkruar përpara se të luaja ndeshjen e parë me shpresat.
Ndihesh i pasur Altin?
Natyrisht që disi ndihem por nuk është kjo arsyeja që unë do të filloja futbollin.
Futbolli të largoi, por ai edhe të afroi në Shqipëri?
Për 3 vite nuk erdha në Shqipëri, por ekipi kombëtar i Shpresave më riktheu përsëri. Ndeshja e parë kundër Gjermanisë, luajta 30 minuta dhe pas asaj ndeshje, Astrit Hafizi më ftoi për ndeshjen miqësore që do të luhej kundër Turqisë.
Në atë moment kishte oferta dhe ti zgjodhe Hanoverin. Përsër kjo zgjedhje?
Kur luaja në Fulda, bëmë një ndeshje miqësore me kombëtaren e landit, pasi në Gjermani janë 16 lande dhe unë jetoja në Republikën e Hesenit dhe këto landet luanin me njëra-tjetrën. Unë luaja me U-18 dhe trajneri më ftoi tek ekipi i U-21 i cili nga aty u shpërngul tek Hanoveri. Përsëri në një ndeshje miqësore që luajti Fulda me Hanoverin, në ligën e tretë dhe ai më premtoi që do më merrte me vete në Hanover. Në dimër më erdhi oferta por Fulda nuk më la. Gjetëm një zgjidhje. Unë nënshkrova kontratën dhe në verë do të largohesha drejt Hanoverit. Gjithashtu kisha edhe tre oferta të tjera nga Eintrahti i Frankfurtit që luante në ligën e 2 dhe dolën në Bundesligë, Nurenberg dhe Shtutgart. Unë mora në telefon trajnerin dhe ai më premtoi që do të dilnim nga liga e 3 në të dytën dhe më pas në Bundesligë.
Por bëre zgjidhjen e duhur, pasi mund të luaje në Bundesligë ndërkohë që qëndrove tek Hanover...Si ishte Hanover?
U ambientova shumë shpejt aty. Kisha mësuar gjuhën dhe ajo më ndihmoi shumë. Kur shkova në Hanovër, më pritën shumë mirë edhe pse kishte shumë lojtarë të rinj pasi trajneri, Redoel Fans punonte shumë me lojtarë të rinj. Në ndeshjen e parë kam luajtur kundër Kalsruhes. 35 mijë tifozë në stadium, një atmosferë shumë e bukur. Atëherë luante dhe Guido Bugval, kampion Bote dhe Martin Vaskes që ka luajtur me Realin e Madridit. E fituam ndeshjen 1-0. sezonin e parë zumë vendin e katër, për 1 pikë mund të dilnim në Bundesligë dhe dy vitet e tjera nuk ishin të mira por gradualisht u ngritëm.
Cfarë makine kisht atëherë?
Unë kisha në makinë Ford dhe të gjithë pyesnin pse nuk blija ndonjë Benz, por unë i thoja gjithmonë që makina nuk të mban me bukë. Nuk është e rëndësishme aparenca e jashtme. Unë kërkoja të isha sa më i thjeshtë, pasi siç dihet, sa më lart të ngjitesh, nëse rrëzohesh do të vritesh më shumë (qesh).
Kthehemi tek përfaqësuesja. Ti, Bushi, Haxhi, Murati, Tare, Rraklli, Shulku etj, ishit brezi që erdhët me 100 pikëpyetje....
Altin Rraklli ishte më i njohuri nga ne pasi kishte luajtur në Bundesligë. Isha krenar për të pasi shikoja çdo emision sportiv dhe mezi prisja të shihja Frahburgun dhe ai të shënonte. E falënderoj pasi ka bërë hapin e parë për shqiptarët. Atje në Kombëtare i njihja të gjithë ata djema.
Cilat janë momentet më të bukura në Kombëtare?
Janë disa ndeshje. Padyshim që ndeshja me Greqinë. Unë nuk kam luajtur edhe aq mirë, por ishte një ndeshje fantastike ajo që fituam 2-1. Ndeshja më famozë për mua. Kam luajtur shumë ndeshje ndaj Gjermanisë dhe Anglisë por emocionet si ndaj Greqisë nuk i kam marrë kurrë, për faktin që Murati shoku im i ngushtë shënoi gol. Ishim aq shokë sa na thonin: “Pse nuk martoheni bashkë ju të dy”? (qesh). Atë ndeshje jo vetëm ne futbollistët por as tifozeria nuk është përmbajtur. Nuk mbaj mënd tifozllik të atillë. Madje para ndeshjes kur po vinim nga Durrësi, arritëm tek Sheshi Skëndërbej. Autobusi ndaloi, dhe dukej si një det kuqezi. Myrtaj ishte në formacion dhe Alban Bushi i thotë: “Je shumë i zverdhur, mund ti thuash jo formacionit”.
Një nga golat tuaj më të bukur është ai ndaj Rusisë por edhe ai ndaj Zvicrës apo jo?
Festimi im që bëra kishte lidhje me deklaratat që kishte bërë trajneri kundërshtar para ndeshjes. Ato gjëra që ka thënë ai nuk thuhen edhe pse je skaudër e vogël.
Kush është pishmani juaj?
Pas ndeshjes me Zvicrën kam qënë shumë i dëshpëruar. Ishim pranë kualifikimit dhe arbitri na mohoi një penallti. Tare gjuajti brënda zonës një top që do përfundonte në rrjetë por kryesori nuk akordoi 11-metërsh. Eliminimi ynë është pishmani më i madh në karrierën time. Me një fitore në Irlandë dhe një barazim në Zvicën them se do ishim kualifikuar.
Ju keni qënë në qëndër të vëmëndjes të shumë skuadrave të mëdha...
Kur dolëm nga liga 2 në Bundesligë, kemi arritur shifra rekord. Kishim shumë oferta, jo vetëm unë por edhe lojtarë të tjerë por trajneri dhe presidenti na kërkuan të qëndronim. E ndjeva veten mirë dhe qëndrova. Një vit më vonë unë u bëra dhe kapiten.
Altin je drejt fundit të karrierës, çfarë do të dojë të ndryshoje?
Kjo është gjëja më e bukur. Sheh të gjithë rrugën që ke bërë dhe po të kisha shansin të kthehesha mbrapa, do ti hyja të njëjtës rrugë.
Nëse një fëmijë i vogël vendos të luajë futboll dhe është 13-vjeç. Çfarë do ti thojë Altin?
Jo vetëm atij 13-vjeçari por edhe një 18 apo 20-vjeçari do ti thoja që me punë dhe disiplinë arrihet gjithçka. Ka momente të vështira në karrierë por asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh. Duhet të jesh serioz dhe sigurisht që çdo njeri ecën përpara.
Altin një mendim për këtë përfaqësuese që po krijohet?
Këto djem të rinj, duhet të kërkojnë gjithnjë më tepër. Njeriu gjithmonë mund të përmirësohet. Ata nuk duhet të jenë të kënaqur me pak. Shpresoj që të mbledhim sa më tepër pikë. Uroj që një ditë të jemi në Evropian apo Botëror.
Si do të vazhdojë jeta jotë publike?
Kur të kthehem në Gjermani do të takohem me presidentin e Hanoverit, Martin Kid. Do të flas për të ardhmen dhe çfarë pozicioni do të më ofrojë ai pasi të kthehem nga Bajerni. Por me shumë mundësi do të vazhdoj përsëri. Futbollit nuk do ti ndahem. Gjithashtu do ta përkrah edhe futbollin në Shqipëri. Do ti ndjek talentet dhe do ti ndihmoj. Por më mirë them që t`ia lëmë kohës.
E shihni veten trajner?
Kurrë mos thuaj kurrë. Kohës nuk i dihet, por më shumë e shoh veten si menaxher.
“Jam krenar që kam luajtur tek Hanoveri. Kam luajtur me gjithë shpirt dhe kam ndjerë mbështetjen e tifozëve. Nuk kam bërë shumë gola por kam bërë shumë dyluftime”.
“Po të kisha mundësi do të përqafoja të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në stadium ditën e lamtumirës”
“Një furgon të 1975 (viti i lindjes) i ka dhuruar skuadra dhuratë Altin Lalës. 50 mijë euro kushton vetëm rikonstruktimi i saj”
5
maj ishte dita kur Lala i dha lamtumirën Hanover 96
Mbi 300 ndeshje ka zhvilluar Lala me ekipin e Hanoverit
79
Ndeshje ka luajtur Lala me ekipin kombëtar
3
Gola ka shënuar Lala me Kombëtaren
1.71
metra është i gjatë Lala
Kanë thënë për të
Përgatitësi fizik: “Altin Lala është natyrisht një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. E falenderojmë për ngjitjen në Bundesligë në vitin 2002”
Shoku i tij i ngushtë amerikan: “14 vjet në skuadër janë një jetë. Në futboll kohët ndryshojnë dhe lojtarët ndryshojnë, por për ne ti je i pazëvëndësueshëm. Do të na mungosh si njeri.”
Cherundolo është miku më i mirë i Lalës i cili luan me kombëtaren e Amerikës
Shtinden (lojtar i ri i Hanoverit): “Për mua Altin Lala është vetë Hanover”
90 %
Si kapiten
Shiritin e arrita me punë (qesh). Mua më zgjodhën mbi 90% të votave, si në kohën e Enver Hoxhës. Për mua është një simbol ai shirit. Është respekti që tregojnë lojtarët dhe trajnerit. Unë mendoj që e kam paguar në fushë.
Ne tribunë
Të gjithë ishin në tribunë. Prindërit dhe familja ime ishin në tribunë. Jo vetëm ata por shumë njerëz më kanë uruar shumë. Kam rreth mbi 20 mijë letra falënderimi dhe klubi do të mi japë sëbashku me mikrobusin.
stadiumi
Atmosfera ka qënë e jashtëzakoshme. Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë. Ata që nuk kanë qënë në stadium nuk mund ta imagjinojnë.
Nata e fundit
Unë nuk e prisja këtë gjë. Një natë para kam menduar shumë. Kam mbetur shumë i befasuar nga ajo koorografi. Sigurish që një festë e prisja, por jo në atë mënyrë.
Bajerni
Vitin e kaluar në nëntor isha në Shqipëri. Kisha një telefonatë nga miku im Tanart i cili punon me ekipin e amatorëve dhe më kërkoi që mos ta lija futbollin. Mehmet Shol kërkonte një lojtar me eksperiencë ai isha unë. Pas një bisede telefonike me të, i thashë që do ti ktheja përgjigje për një muaj. Të gjithë njerëzit e afërm ishin dakort që unë të vazhdoja atë. 18 qershor fillon stërvitja me Bajernin.
Rosman
Rosman është një tifoz i Hanoverit dhe në 1972 rastësish duke hyrë në dyqanin e tij mendova që ato produkte mungonin në Shqipëri, por erdhi një ditë që unë doja të takohesha. Presidenti im e kishte firmën afër me të Rosmanit dhe u takuam. Hapëm dyqanin e parë në Gjermani dhe rreth 100 persona janë punësuar tek ne. Kërkojmë të sjellim sa më shumë kualitet dhe të puanësuar në Shqipëri.