Bolt kthehet beqar dhe betohet: Do të futem në legjendë!
   27/7/2012

Në “djall” parashikimet e motit, aq të frikshme këto ditë në vigjilje të Olimpiadës! Është e sigurt: në Londër do të ketë shi, por edhe vetëtima. Usain Bolt erdhi në kryeqytetin britanik nga Birmingami ku, duke shfrytëzuar impiantet e universitetit lokal, u stërvit 10 ditët e fundit me kolegët e Xhamajkës. Kështu Lojërat, me prezencën e tij, do të nisë zyrtarisht. Njeriu më i pritshëm, dominuesi në “Pekin 2008”, me 3 are dhe 3 rekorde Botërore në garat më të bukura të të gjithë programit, sjell me vete një valixhe me dyshime për formën e tij reale. Por as humbja e dyfishtë ndaj mikut Johan Blejk në kampionatin xhamajkan, në fund të qershorit, nuk ia ka ulur dot popullaritetin. Mjafton të thuash që faqa e tij në “Facebook” ka arritur 7 milionë tifozë, 420.000 prej të cilëve nga fillim maji, me britanikët (më shumë se 1 milion) më të shumtit dhe italianët të pestës, pas indianëve, amerikanëve dhe francezëve.
Limitet - “Dua të bëhem një legjendë”, përsërit Bolt, “dhe për ta bërë këtë duhet të përsëris sukseset e 4 viteve më parë në Pekin”. Për t’u përqendruar më mirë, në maj është ndarë dhe nga e dashura, stilistja sllovake Lubica Kuçerova. Arritja, me në sfond shansin e vogël për të marrë pjesë ede në 4x400 metra, është shumë e vështirë sepse Usain, kohët e fundit, nuk ka qenë më i pathyeshëm si dikur. “Finalja e 100 metrave”, tha dhe Bolt, “mund të bëhet më e madhja e historisë: jemi 6 atletë të aftë të zbresim nën 9”90. Dhe nëse kushtet do të jenë të favorshme, mund të ndodhë gjithça. Për më shumë, për nga tifozllëku, Londra do të jetë një Xhamajkë e dytë. Por mos të ekzagjerojmë: gara perfekte mund të na lejojë të zbresim nën 9"50, jo nën 9"30".
Gjithkund - Usain, në Birmingamin e “blinduar”, luajti kukafshehti. Askush nuk ia ndoqi dot stërvitjet. Por për të u thanë e u dëgjuan shumë. Disa dalje në kinema u bënë fakte kronike. Loja e re që mban emrin e tij shitet shkëlqyeshëm. Një statujë dylli u inagurua në muzeun “Madame Tussauds”. Miki Rurk e ftoi në një sfidë dyshe në 30 metra, në mëngjes, jashtë një klubi të njohur nate. Të hënën, një palë atletesh gare të firmosura U.B u shitën për bamirësi për 25.000 stërlina. E kështu me radhë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është verifikimi i formës së tij fizike, edhe sepse pas humbjeve me Blejk Bolt nuk garoi më. Por mjeku i Xhamajkës, Uinston Daues, garantoi se do të jetë gati. “Në 101%”, shtoi legjendari Don Kuerri në rolin e drejtorit teknik. “Nuk vë bast për një humbje të tijën”.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich