Sadiku transferohet te Lugano, pritet vetëm të firmosë!Sadiku transferohet te Lugano, pritet vetëm të firmosë!
   24/7/2012

Përfundon “telenovela”. Armando Sadiku do të jetë, me 99%, një futbollist i Luganos dhe firma mund të mbërrijë që ditën e sotme, pasi të caktohen edhe detajet e fundit mes dy klubeve. Lokarno, pavarësisht se kishte bërë fillimisht rezistencë dhe kishte kërkuar 500 mijë euro, në fund, do të kënaqet me 250 mijë, edhe pse për momentin kjo shifër është vetëm një thashethem që qarkullon në ambientet e klubit dhe te tifozët, të cilët janë të revoltuar me skuadrën e tyre që gjithmonë dorëzohet me oferta të vogla. Sulmuesi 21-vjeçar kishte arritur prej kohësh marrëveshjen e tij me drejtuesit e Luganos dhe presidentin Renxeti, i cili i kishte premtuar se do të vishte fanelën e ekipit të drejtuar nga Davide Morandi, ish-tekniku i Lokarnos, i cili e rriti dhe i dha mundësi shqiptarit të shpërthente sezonin e shkuar, duke qenë heroi në arritjen e  mbijetesës në Ligën e Dytë zvicerane. Muajt e fundit, Sadiku ishte kërkuar edhe nga dy skuadra të Bundesligës II, mes të cilave Union Berlini, por edhe nga Rostovi rus, edhe pse pista e këtyre të fundit ishte jo konkrete.
Konfirmimi-“Mungojnë ende disa detaje”, nënvizoi Gabriele Xhirardi, drejtori i përgjithshëm i Lokarnos, “për këtë tratativë s’duhet ta konsiderojmë të mbyllur. Duhet edhe pak kohë dhe gjithçka do të ketë marrë fund”. Më optimist, presidenti i Luganos, Anxhelo Renxeti: “Mund të them se po diskutohet vetëm formula për dhënien e parave, pasi po bisedojmë për dy këste. Do të ketë një pagesë brenda vitit 2012 dhe një në 2013. Nuk përfshihet asnjë karton futbollisti në mes”.
Kombëtarja - Sadiku, që në dy ndeshjet  e fundit ka luajtur vetëm 20 minuta, mezi e priste këtë moment, për të mos humbur edhe trenin “kombëtare”, të cilin arriti ta kapte në kohë, duke debutuar pikërisht me Xhani de Biazin, i cili gjithashtu ishte shprehur për sulmuesin si një futbollist me potencial dhe që mund të ishte një alternativë për skuadrat e Serisë A në të ardhmen.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich