Ishte folur shumë për një rikthim të Beqirit në Shkodër, te Vllaznia, por duket se do të jetë shumë vështirë që kjo të ndodhë. Khazar Lankaranin, skuadra azere ku luan mbrojtësi, pasi e mbylli sezonin e shkuar në vend të dytë në kampionat, do të marrë pjesë në turin e parë të Europa League dhe ka shumë shanse që ta kalojë atë, pasi do të luajnë kundër ekipit estonez, Nome Kalju. Kjo bën që mbrojtësi të qëndrojë në Azerbajxhan dhe, ndoshta, mund të rinovojë edhe për një vit, në rast se ekipi arrin një sukses duke u kualifikuar në më shumë ture dhe arkëtuar mirë. Edhe pse aspekti financiar nuk është problem i madh për këtë klub, që konsiderohet në vend si “Çelsi Kaukazian”. Aventura e Beqirit në Shkodër u mbyll në janar të vitit 2010, kur edhe firmosi për skuadrën azere, duke lënë Vllazninë.
60 ndeshje
ka zhvilluar Beqiri me Khazar Lankaranin, duke shënuar 4 gola