Vangjeli “vrapon” drejt rikuperimit!
   3/7/2012

Kristi Vangjeli vazhdon të rikuperojë me hapa “galopantë”. Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Çernomorets Odesës, që ishte dëmtuar përpara tre muajsh, pas operacionit, ka kaluar me sukses terapitë intensive të fizioterapive dhe ka nisur vrapin. Por, në Austri, aty ku skuadra ukrainase, ku luan edhe mesfushori shqiptar, Elis Bakaj, po zhvillon fazën përgatitore përpara startit të kampionatit, janë dukur qartë përmirësimet e mbrojtësit, i cili ende po stërvitet veçmas, por që po djeg “etapat”. Vangjeli pësoi një dëmtim të rëndë në gju përpara se të mbyllej kampionati dhe nuk mundi dot të merrte pjesë as në ndeshjet miqësore të zhvilluara nën drejtimin e De Biazit, ndaj Katarit dhe Iranit. Shpresa është që të rikuperohet për sfidat e vlefshme për eliminatoret e “Botërorit 2014” në Brazil. Vangjeli u ble nga Odesa për 300 mijë euro, duke firmosur një kontratë trevjeçare dhe lënë skuadrën e Aris Selanikut pas tetë vjetësh. Skuadra e Çernomorets do të qëndrojë deri më 5 korrik në Austri dhe më pas do të kthehet në Ukrainë, pasi më 14 korrik rinis kampionati.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich