Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është rikthyer tek skuadra e Sepahanit me një gol në ndeshje miqësore. Skuadra e tij u përball dje me ekipin rus, Volga. Sepahan shënoi i pari në minutan e 32‘ të ndeshjes me anë të Sukajt. Shkodrani shënoi një supergol nga 25 metra. Kundërshtari barazoi në minutën e 82‘ të lojës me anë të një 11-metërshi. Vetë Sukaj është shprehur shkurt: “Ishte një ndeshje miqësore pasi po zhvillojmë fazën përgatitore. Jam i kënaqur me golin e shënuar pasi është një sinjal i mirë për mua. Dëshiroj që sezonin e ri të shënoj sa më shumë me Sepahanin”.