Boks/Pakuiao, legjenda pranë tërheqjes
   21/3/2012

"Zoti më ka kërkuar të tërhiqem nga boksi për t'iu dedikuar të tjerëve, që kanë pasur më pak shanse se mua në jetë". Meni Pakuiao, ylli i ringut dhe idhulli i tërë Filipineve, do të tërhiqet "shumë shpejt" nga sporti i boksit pas një vizioni mistik. Boksieri, që është edhe një katolik i devotshëm, e tha këtë në një intervistë me mediat vendase. "Shpesh shoh ëndrra", vazhdoi Pakuiao, "por kjo ishte shumë e veçantë dhe e thellë. Zoti më kërkoi të tërhiqem nga sporti sa më shpejt, për t'iu dedikuar njerëzve më të pafat se mua në jetë, duke e kthyer këtë mision në arsyen e jetës sime. Duhet ta bëj sepse, kur flas, shumë njerëz më dëgjojnë dhe unë duhet të përhap sa më shumë fjalën e Krishtit". Boksieri popullor, që në 9 qershorin e ardhshëm do të mbrojë titullin Botëror ËBO të peshës "velter" ndaj amerikanit Timoti Bradli, la gjithsesi derën hapur për një "ndeshje shekulli" ndaj Floid Meiuethërit. Në rast se marrëveshja do të arrihej - me një lumë milionash dollarë për secilin nga fenomenët e peshave të mesme - Pakuiao bëri të ditur se ajo do të ishte ndeshja e tij e fundit në karrierë, pavërësisht nëse do të fitojë apo do të humbasë ndaj elgjendarit amerikan.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich