Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç pranon kra pranuar se kishte frikë nga Arsenali dhe nga mundësia që ata mund shënonin golin e katërt në ndeshjen e së martës në Champions League. “Çdo herë që ata sulmonin ne mendonim: “po nëse shënojnë golin e katërt?” Gjatë pjesës së parë Alegri na tha të qetësohemi. Nuk ishte aspak e thjeshtë kur je me tre gola disavantazh”, tha Ibrahimoviç. “Nuk do mund të marrim asgjë me vete nga kjo ndeshje. Thjesht na duhet të mësojmë nga gabimet tona. Nëse luan në një skuadër të madhe si milanit, këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin kurrë. Mund të humbasësh në shumë mënyra, por mënyra se si kemi humbur të martën është e papranueshme. Ne jemi Milanit dhe duhet të jemi më të fortë dhe më të qëndrueshëm”.
Jo tridhëmbëshit - “Jemi munduar që të qetësohemi, por nuk ishte një situatë e thjeshtë. Kemi bërë gabime shumë banale. Mendoj se kishim në kokë avantazhin e madh që morrëm në ndeshjen e parë. Me tre sulmues? Jam ndjerë jashtë pozicionit gjatë gjithë pjesës së parë kur kemi luajtur me tre sulmues”.
Frika - “Arsenali shkoi shumë shpejt në avantazh, ka dyfishuar dhe më pas ka bërë golin e tretë. Gjithçka në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kanë patur shumë raste për të shënuar golin e katërt dhe të pestë, por për fat të mirë nuk ia kanë dalë. Në çdo sulm mendoja se do të shënonin golin e rradhës”.
Rikthehet dielli në Milanelo, Gatuzo merr “ok” nga mjeku!
Pasi kaloi vështirësinë e Arsenalit në Champions League, Milani po përgatitet të rikthehet në kampionat ku lajmet e mira dhe të rëndësishme po vijnë nga infermieria.
Ditën e martë stafi mjekësor i kuqezinjve i dhanë dritën jeshile rikthimit të Gatuzos që më në fund mund të rikthehet të luaj sërish futboll. Pasi ishte rikthyer të stërvitej me skuadrën, ajo që i mungonte mesfushorit italian ishte vetëm leja e mjekëve. Bashkë me të, pothuajse të gatshëm janë rikthyer të jenë edhe Boateng dhe Sedorf. Mesfusha, reparti ku kuqezinjtë kanë vuajtur më shumë deri më tani, po fillon të kompletohet. Alegri në “Emirates Stadium” ka patur mundësinë të shikojë rikthimin e Akuilanit që vinte nga një kohë e gjatë mungese dhe tani është i sigurtë se ka një futbollist të gatshëm për të zbritur në fushë të paktën për 45 minuta. Megjithatë kundër Leçes ish mesfushori i Romës mund ta nisë takimin nga stoli duke i lënë hapësirë Noçerinos dhe Muntarit, ku ky i fundit pati edhe një pushim në ndeshjen me Arsenalin. Dy dëmtimet e tjera të luksit, Pato dhe Nesta do të duhet të presin akoma dhe një javë edhe pse mbrojtësi duket në rrugën e rikuperimit të plotë. i gatshëm është edhe Maksi Lopez që ka lënë pas dëmtimin në pulpë dhe do të rikthehet midis të grumbulluarëve. Pra tani kur po vjen pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e sezonit, Alegri rikuperon pjesë të rëndësishme duke nisur nga Gatuzo.
Fanela e zezë nuk i sjell fat “Djallit”
Tek skuadra e Milanit janë shumë superstizioz për fanellën e tretë. Gjatë këtij sezonit, fanella plotësisht e zezë është përdorur tre herë. Kuqezinjë nuk kanë fituar asnjë ndeshje, madje i kanë humbur të treja, duke pësuar tetë gola dhe duke shënuar vetëm 1 (3-1 në Napoli, 2-0 në Romë me Lacion dhe 3-0 kundër Arsenalit). Por nëse do të shtojmë edhe ndeshjet miqësore kundër Internacionalit të Porto Alegres, kuqezinjtë kanë humbur me penallti. Por nëse do të shikojmë më larg, sezonin e kaluar, Milani ka fituar 2-1 kundër Napolit, ka barazuar kundër Lacios, ndërkohë që në Europë ka barazuar kundër Ajaksit. Një bilanc që në dy vitet e fundit, duket më i keq këtë sezon. Nëse nuk do të ketë ndonjë lëvizje të çuditshme, Milani do të luaj të gjitha ndeshjet e mbetura me dy fanellat kryesore.
Venger rrezikon skualifikimin: Sa shumë faulla për kuqezinjtë
Arsen Venger rrezikon një skualifikim shembullor në kompeticionet Europiane, sigurisht, për sezonin e ardhshëm. Francezi, sipas burimeve angleze, pas ndeshjes, i ishte drejtuar gjyqtarit slloven, Skomina, në tunelin që të çon të dhomat e zhveshjes, duke përdorur këtë frazë: “Kjo është një fatkeqësi”, duke e tërhequr edhe nga fanela gjyqtarin. UEFA ka hapur një hetim dhe francezi s’do t’ia dalë paq. Ndërkaq, vetë trajneri i Arsenalit, dje, u kthye të flasë për fitoren ndaj Milanit, që gjithësesi nuk i mjaftoi “topçinjve” për të përmbysur sfidën e parë: “Nuk mund t’i them asgjë djemve, vetëm se t’i falenderoj për atë që dhanë në fushë, ashtu si edhe tifozët, të mrekullueshëm me mbështetjen e tyre nga minuta e parë te e fundit. Mendoj se prishëm gjithçka në ndeshjen e parë, sepse pësuam katër gola. Megjithatë, mund të them se kemi një skuadër me zemër dhe që nuk dorëzohet kurrë. Luajtëm shumë mirë dhe shënuam katër herë, duke rrezikuar edhe golin e katërt me Van Persin, por ndodh që të humbasësh edhe raste të tilla, ngjitur me portën. Merita i takon sidomos portierit të Milanit, që bëri një pritje të shkëlqyer”. Mbi formën e të tijëve: “Kemi mundur skuadra edhe më të forta se Milani, ndaj besoja te djemtë. Kështu që dhanë më të mirën, por lodhja u ndie në pjesën e dytë”. Mbi gjyqtarin, akuzat: “Nuk më erdhi mirë për disa vendime, pasi kuqezinjtë rrëzoheshin në tokë me shumë lehtësi...”.
Parabolë e mallkuar, Van Persi justifikohet: S’u mendova gjatë
Robin Van Persi kishte në këmbët e tij mundësitë për të shënuar golin e katërt për skuadrën e tij, një gol, i cili mund të kishte hapur dyert e një kualifikimi në turin e ardhshëm në Champions League. Sulmuesi holandez ka provuar të godiste me parrabël, por Abiati është treguar shumë i aftë duke bllokuar topin. “Mënyra se si e kam parë është se Abiati erdhi shumë pranë meje dhe nuk kisha mundësi për të shkuar në të majtë ose në të djathtë. Kështu që u mundova për ta ngritur sipër”, është shprehur Van Persi. “Duhet të shikoja edhe prapa meje dhe mendova se ishte dukush. Gjithsesi, mendoj se të gjithë jemi krenar për atë që kemi bërë, tifozët, lojtarët dhe të gjithë ata që kanë qënë pranë kësaj ndeshjeje. Ishte një ndeshje shumë e bukur për të gjithë”.
Rosiçki: Kualifikimin e flakëm në Milano, por treguam karakter
Mesfushori i Arsenalit, Tomas Roziçki, ka qënë një nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në Champions League. “Jemi shumë të zhgënjyer”, tha ai. “Në disa raste mrekullitë ndodhin dhe këtë herë i kemi shkuar shumë pranë. E dinim shumë mirë që nuk kishim asgjë për të humbur kështu që i kemi thënë vetes për të provuar të jepnim gjithçka. Pas golit tim kam menduar se mund të shënonim edhe 2-3 gola të tjerë. Në pushimin e ndeshjes kemi thënë që mund t’ia dilnim. Por aty kemi rënë disi nga ana fizike, por kemi patur mundësi për të shënuar sërish. Eshtë shumë e vështirë për të pranuar një gjë të tillë, por nuk mund të ankohemi dit. Kemi fituar 3-0 ndaj Milanit. E vërteta është që kualifikimin e kemi humbur në ndeshjen e parë në Milano”.