Vengerit, frikë dy gjëra: Fusha dhe Ibrahimoviç!
   15/2/2012

Arsen Venger është i bindur se për të mundur Milanin “Arsenali duhet të gabojë sa më pak, ndryshe e ka punën shumë keq”. Francezi, në konferencën e djeshme për shtyp, i ka thurur elozhe klubit kuqezi, duke e quajtur si të “ngjashëm me filozofinë tonë, pasi ekziston një harmoni dhe unitet në dhomat e zhveshjes, saqë asgjë s’mund të ndikojë kurrë negativisht”. Më pas, tekniku i “topçinjve” ndalet edhe te miksi mes të rinjve dhe veteranëve: “Edhe te kuqezinjtë e kam parë diçka të tillë dhe më vjen mirë. Sigurisht, përvoja e tyre s’mund të vihet në diskutim, pavarësisht se vitet e fundit janë eliminuar nga ekipe angleze. Por, të mos harrojmë, këtë vit Napoli eliminoi skuadrën që kryeson Premier, pra Sitin e Mançinit, ndaj italianët nuk janë edhe aq keq sa thuhet...”.

Fusha – Më pas, Venger kalon te frika e tij, që quhet... “San Siro”: “Nuk është një fushë e mirë dhe moti i keq e ka bërë edhe më shumë të papraktikueshme, ndaj kam frikë se mos ndikoj për keq. Megjithatë, nga ajo që më thanë, është rregulluar këto ditë. Të shpresojmë”.

Ibra – Lëvdata merr edhe Zlatan Ibrahimoviç: “Eshtë një futbollist i madh, mjafton të shohësh statistikat dhe trofetë që ka fituar. Përpara se të shkonte te Ajaksi ishim të interesuar për të, saqë e ftuam të stërvitej në fushat tona”.

Përqëndrimi – “Duhet të jemi të kujdesshëm për 90 minuta, ndryshe mund të flakim gjithçka ashtu si vjet me Barçën. Megjithatë, besoj te të mitë”.

Van Persi  - “Eshtë rritur mjaft kohët e fundit dhe jam i lumtur me këtë. Van Persi është një futbollist i madh dhe lider. Henri? Jam i lumtur që u kthye dhe dha atë që unë e tifozët prisnim”.

Çembërllein-Uollkot, shpejtësi “marramendëse”!

Manovra e shpejtë e Arsenalit ka dy emra: Uollkot dhe Çembërllein. Njëri luan në krahun e djathtë, tjetri në të majtën. Nëse janë në ditën e tyre më të mirë, mund të të bëjnë të vuash jashtëzakonisht. Uollkot është prodhim i shkollës londineze, ndërsa Çembërllein erdhi nga Sauthemptoni dhe ka bërë të gjithë për vete me talentin e tij, edhe pse ëshë vetëm 19 vjeç. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që edhe Kombëtarja e Anglisë ta marrë në konsideratë.

 

 

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich