Not/ Kupa e Shqipërisë shpall fituesit, Noel Borshi dhe Sidni Hoxha më të mirët
   6/7/2012

Kupa e Shqipërisë në Not, si i pari aktivitet kombëtar për të rritur për sezonin e verës për vitin 2012, ka ulur siparin. Në këtë aktivitet, ashtu siç dhe mund të parashikohej, fitues kanë dalë Tirana Delfina Sport dhe Uilson, kurse dy olimpistët shqiptarë, Noel Borshi dhe Sidni Hoxha, janë dhe sportistët më të mirë të aktivitetit. Për t’u përmendur është fakti se janë thyer dy rekorde. Paradite për moshat 13-14 vjeç, Franc Aleksi në 200 metra delfin ka fiksuar kohën e re 2’29"94. Kurse pasdite, notarja e Partizanit, Patricia Cani, që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Dashamir Bregu, në 200 metra bretkosë ka dhënë kohën e re 2’51"74. Ajo që duhet theksuar është se ka qenë i pranishëm dhe shefi i Misionit të Shqipërisë në “Londër 2012”, Viron Bezhani, që është interesuar, në bashkëbisedim me trajnerin Kujtim Lika, për Noel Borshin dhe Sidni Hoxhën.           

 

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich