“Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira, por futbollistët ende s’janë në maksimum të formës, ndaj kam besim se do të rritemi”
Xhani de Biazi, trajneri i Shqipërisë, i akuzuar nga shumë për mënyrën e lojës në Zvicër dhe faktin se ende nuk ka gjetur kuadraturën e duhur të Kombëtares, edhe pse ka bërë shumë eksperimente, “zbret me këmbë në tokë”. Në fakt, tekniku italian, asnjëherë nuk ka thënë se Shqipëria do të pretendonte Botërorin, por gjithmonë ka qenë i mendimit se kuqezinjtë s’duhet të vendosnin kufinj në ëndrrat e tyre, edhe pse në intervistën e dhënë për “Tuttomercatoweb”, ai shprehet: “Ndaj Zvicrës kemi zhvilluar një ndeshje shumë pozitive, ashtu si kishim bërë edhe ndaj Qipros, në sfidën hapëse. Nuk është se jemi 100% brilantë, por kjo pritej, pasi shumica e futbollistëve janë ende jo në formën maksimale dhe i duhet kohë që të marrin veten dhe të arrijnë rendimentin e duhur. Por, më duhet të pranoj se Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e treshes pretendente të grupit, pra Zvicër, Slloveni dhe Norvegji, sipas renditjes time personale. Nëse ne duhet të shpresojmë, duhet ta bëjmë duke u matur me Islandën dhe Qipron dhe duke i marrë pikë atyre”, tha italiani, që megjithatë beson se Shqipëria mund të rritet jashtë mase dhe mund të luajë shumë më mirë nga dy ndeshjet e para”, përfundoi De Biazi.
Elozhe për 3 shqiptarët e Serisë A
“Erjoni është paraqitur shumë mirë në të dy ndeshjet. Ndaj Qipros shënoi një gol të bukur dhe spektakolar, prej 25 metrash, ndërsa në Zvicër bëri detyrën e tij”
“Nuk ka bërë asnjë gabim mes shtyllave. Të tre golat që kemi pësuar i kemi pësuar për shpërqendrim të mbrojtjes dhe për aftësi të kundërshtarit”
"E ka drejtuar me autoritet mbrojtjen kuqezi dhe, madje, ka dhënë shpirtin në fushë, duke rrezikuar edhe të kuqin, por është pjesë e profesionit të tij”
2013
skadon kontrata e De Biazit në stolin kuqezi. Trajneri italian firmosi për dy vjet me Kombëtaren, në dhjetor të vitit 2011
9
futbollistë të rinj kanë debutuar me fanelën kuqezi nën drejtimin e De Biazit. Bëhet fjalë për dy portierë, Berishën dhe Shehin, por edhe Mavrajn, Brahimin, Sadikun, Kukelin, Mehën, Memushajn dhe Çanin
2
ndeshje zyrtare ka zhvilluar deri tani De Biazi nën drejtimin e Shqipërisë, pasi përpara Qipros dhe Zvicrës kemi luajtur 4 miqësore