Urrejtja sllave vazhdon, na djegin sërish flamurin!
   1/6/2012

Vazhdon urrejtja serbe ndaj Shqipërisë dhe çdo gjëje që ka të bëjë me ngjyrat dhe simbolet kombëtare. Për Serbinë është një luftë e përhershme, që kur Kosova në vitin 2008 mori Pavarësinë dhe u nda përfundimisht nga shteti i tyre, që tashmë ka mbetur i vetëm, pasi edhe Mali i Zi u shkëput. Por, duket se sulmet e tyre s’kanë të mbaruar dhe sporti është “arena” e vetme ku mund të shfryjnë këtë inat ndaj nesh dhe Kosovës. Rasti i fundit, para disa ditësh, në miqësoren mes Spanjës dhe Serbisë, të zhvilluar në “AFG Arena”, në St Galen të Zvicrës. Ndeshja u fitua 2-0 nga skuadra kampione e botës dhe tifozët serb, në vend që të mbështesnin skuadrën e tyre, zgjodhën mënyrën tashmë të ditur, djegien e flamurit shqiptar kuqezi, për t’u fokusuar nga kamerat dhe televizionet aty të pranishme. Madje, momenti i djegies u shoqërua edhe me duartrokitje. Për serbët nuk është hera e parë. Të famshme kanë qenë edhe filmatot e xhiruar në stadiumin “Marassi” të Xhenovas, ku kapoultrasi i tifozëve serb, Ivan Bogdanov, pasi preu rrjetat mbrojtëse me pinca, i vuri flakën flamurin kuqezi. Një akt ky i cili u imitua edhe disa kohë më pas në Europa League, në ndeshjen mes Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe Hajdukut të Spiltit, në stadiumin “Petrovsky”. Ishin tifozët rusë këtë herë ata që dogjën flamurin tonë, madje duke brohoritur “Kosova është tokë e Serbisë”. Ervin Bulku, që luante me Hajdukun në atë kohë, u shpreh i indinjuar në fund të ndeshjes: “Ta kisha parë, apo të më kishte thënë njeri në fushë, do të kisha dalë nga loja”. Por, raste të tjera të ngjashme kanë ndodhur jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera.

Anton Cicani

 

Precedenti, edhe në Greqi

Në Greqi ndodhi ngjarja e parë e këtij racizmi dhe nacionalizmi ekstrem. Ishte ndeshja mes shpresave tona dhe atyre greke dhe tifozët helenë morën një flamur shqiptar dhe nisën ta grisnin fillimisht dhe ta digjnin më pas. Sigurisht, edhe shqiptarët do t’i përgjigjeshin, por jashtë stadiumit.

 

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Kush fiton Kupen e Konfederatave cila zhvillohet në Brasil
Uruguai
Brasil
Italia
Spanjë