Kthehet kapiteni, Çerepi i beson “asnjëanëses”
   13/4/2012

Një rikthim shumë i rëndësishëm i pogradecarëve për takimin e nesërm me kurbinasit është ai i kapitenit Çerepi, që mungoi ndaj Vllaznisë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, ai thotë: “Tani është momenti më vendimtar. Eshtë koha të mos gabojmë për të shpresuar tek qëndrimi në Superligë. Duhet të jemi të gjithë të përqendruar maksimalisht për të dhënë më të mirën kundër Laçit. E dimë forcën e kundërshtarit, ndaj dhe kemi punuar shumë gjatë kësaj jave. Fazën e parë i kemi mundur thellë në Pogradec, por tani nuk është e njëjta situatë. Ata kanë rimarrë Hysën i cili është një sulmues i shpejtë dhe finalizues. Gjithsesi, ne do të luajmë për më të mirën”.

Një nga arsyet që Pogradeci pretendon pikë, është se ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse, ndaj dhe shanset mund të jenë të barabarta. Trajneri Çekiçi shpreson tek plotësimi i grupit ku tashmë do të ketë lojtarët më të mirë në dispozicion. Pas Çerepit, i gatshëm do të jetë dhe mbrojtësi i djathtë, Kllogjëri, i cili pësoi një tërheqje muskulore në takimin me Vllazninë dhe qe i detyruar ta linte më herët fushën. Sulmi do t’i besohet sërish dyshes Eminhazeri-Tanushi, por mund të ketë ndonjë ndryshim deri nesër, pasi edhe vlonjati Shehaj tashmë është në gjendje të mirë fizike. Nga ana tjetër, mesfushori korçar Jorgo Çipi është rikthyer sërish tek goli dhe mesa duket tek paraqitjet shumë të mira të fazës së parë. Të gjitha këto i japin një garanci më shumë skuadrës së drejtuar nga Çekiçi.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich