Humbje që nuk pritej, Pogradeci përjashton portierin Hoxha
   28/3/2012

Pas humbjes ndaj Flamurtarit, stafi i liqenorëve ka reaguar menjëherë me masa ndaj këtij dështimi. Pas ndërrimit të portjerit Hoxha në limitet e pjesës së parë, në daljen e tij ai ka ofenduar publikun vendas, një veprim të cilin stafi nuk e ka ‘përtypur’ kategorikisht. Menjëherë ditën e djeshme ka ardhur dhe shkarkimi i tij nga ana e stafit, për sjellje të pahijshme ndaj tifozerisë pogradecare. Tashmë portjeri Hoxha nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Pogradecit për pjesën e mbetur të sezonit. Ky shkarkim ka ardhur edhe si pasojë e prezantimeve shumë të dobëta të portjerit në ndeshjet të cilat ai është aktivizuar. Ky vendim është mirëpritur edhe nga tifozët pogradecarë pasi ata kurrësesi nuk e prisnin atë veprim të portjerit, sepse ai ka pasur mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës që ka qënë i veshur me këtë fanellë. Një reagim ka ardhur edhe nga i gjithë ekipi, i cili i ka kërkuar ndjesë publikut, duke qënë se ata janë larguar ende pa mbaruar ndeshja dhe presidentit për humbjen e pësuar, një xhest i ‘veçantë’ që është mirëpritur dhe pranuar nga të dyja palët. Në ndeshjen e rradhës lojtarët kërkojnë të ‘shlyejnë’ gabimin, për të treguar se e duan vërtet qëndrimin në Superligë. Për këtë situatë kapiteni Çerepi ka thënë: “Më vjen keq për këtë që ndodhi. Ishte një veprim i cili mund të evitohej nga ana e portierit. Publiku ka të drejtë të kontestojë ndeshjes, tek e fundit ata vijnë të argëtohen dhe duke parë atë prezantim të bobët kundër Flamurtarit, me të drejtë kanë mbetur të pakënaqur. Un si kapiten dhe në emër të të gjithë shokëve të mi, i kërkoj fajle sportdashësve dhe presidentit tonë, për këtë ndeshje. Shpresoj që në takimin e rradhës të japim maksimumin tonë, sepse vërtet e dëshirojmë qëndrimin në Superiore. Jemi duke punuar për të dhënë maksimumin në Peqin dhe besojmë tek ‘rikthimi’ ynë”.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich