Conte ua bën të qartë zikaltërve: Interi fiton Serinë A? Po aq ëndërr sa ta marrë Lacio apo Atalanta

Juventusi e ka dominuar prej vitesh Serinë A, por për herë të parë, ka një konkurrencë të madhe. Interi ndodhet në vendin e parë dhe Lacio është pranë. Tre ekipe që luftojnë për një vend, megjithëse surpriza e vërtetë janë kryeqytetasit e drejtuar nga Inzaghi.

Për të kuptuar vlerën e madhe të punës së tij, Conte ia bën të qartë zikaltërve se për çfarë po luftohet. Nuk është aspak e lehtë që t’i rrëmbesh nga duart Skudeton një ekipi si Juventusi dhe për këtë arsye trajneri italian është shprehur:

“Interi të marrë Skudeton? Është një ëndërr për ne, po aq sa është që të marrë Lacio ose Atalanta. Ne jemi duke folur për një kampionat të dominuar nga Juventusi. Sot është pak më e luftuar por varet e gjitha nga ne. Kemi bërë shumë gjëra të rëndësishme në këto 10 ndeshje dhe jemi të uritur. Dua që të falenderoj djemtë e mi për shpirtin e garës dhe jemi të lumtur për tifozat tanë”, ka thënë Contes pas fitores në derbi ndaj Milanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *