Conte: Pogba? Mua më blenë për 8 topa

0

Në dy dekadat e fundit futbolli ka ndryshuar shumë dhe jo më shumë në mënyrën e të luajturit në fushë sesa jashtë saj.

Paratë kanë bërë që të ketë më shumë transferime të bujshme, që kanë kulmuar me atë të Ronaldos e Bale, që mbajnë rekordin e transferimit për momentin, rekord që me gjasa do të thyhet këto orë nga kalimi i Pogbasë tek Manchester United

Këtë kalim ka komentuar me humor ish-trajneri i mesfushorit francez tek Juventusi, Antonio Conte, të cilin do të ketë përballë këtë herë në sfidën mes Manchester United dhe Chelseat.

Duke folur për “The Sun”, tekniku ka sjellë një shembull personal.

“Kur isha 13 vjeç luaja për Juventina Lecce, një skuadër që drejtohej nga im atë. Në atë kohë, mua dhe një shokun tim na bleu skuadra e Lecces në këmbim të 8 topave, tre prej të cilëve ishin të shfryrë”, deklaroi ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image