Conte i bën tifozët e Interit “me zemër”, përmbyset nga 0-2 dhe situata e grupit më e qartë

Përmbysje e çmendur e Dortmund, që rikuperon rezultatin e pjesës së parë nga 0-2 në 3-2 ndaj Interit. Duket se drama dhe Interi janë dy drejtëza që puthiten, pasi edhe kur çdo gjë shkon në mënyrën e duhur, Interi përsëri do vuajë në fund në drejtimin e Contes. Madje edhe në rastet kur del me fitore nga stadiumi.

Pjesa e parë po shkonte më së miri për zikaltrit ku arritën të shënonin dy herë në portën gjermane me anën e Martinez dhe Vecino. Të shtojmë këtu dhe faktin që lojtarët e Dortmundit e kishin të vështirë për të dalë në lojën e tyre.

Pjesa e dytë ishte tjetër histori. Dortmundi që nuk kishte çfarë të humbte më u hodh i gjithi në sulm. Në minutën e 51-të Hakimi shënon golin e parë për vendasit, që do të ishte dhe fillimi i përmbysjes. Në minutën e 64-të Brandt barazon shifrat në 2-2. Do të ishte përsëri Hakimi që do të kryente “remontadën” per Dortmundin, ndërsa situata e grupit bëhet më e qartë. /Sport Ekspres/