“CONMEBOL” merr masa ekstreme, çon finalen e Libertadores jashtë Argjentinës

0

Institucioni qeverisës i futbollit në Amerikën e Jugut, “COMEBOL”, ka njoftuar se takimi i dytë i kupës Libertadores midis River Plejt dhe Boka Xhuniors do të luhet më datë 8 ose 9 dhjetor në një stadium jashtë territorit të shtetit të Argjentinës.  

Njoftimi erdhi pak minuta pas përfundimit të takimit të dy presidenteve të klubeve përkatëse në zyrat e “CONMEBOL” në Paraguai. Sipas raportimeve të fundit nga mediet argjentinase, shteti ku do të zhvillohet takimi do të jetë pikërisht Paraguai, në kryeqytetin Asunsjon.

Me siguri ky vendim do të ketë lënë të pakënaqura të dyja palët, pasi Riveri humbet avantazhin e të luajturit në stadiumin “Monumental”, ndërsa Boka humbet opsionin e të fituarit të trofeut në tavolinë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.