“Coca-Cola Cup”, në emër të FairPlay dhe miqësisë!

0

Turneu i shkollave 9-vjeçare. Atmosferë e jashtëzakonshme në “Loni Papuçiu” të Fierit për çerekfinalen e fituar nga shkolla “Andon Xoxa”, kundër durrsakëve “Naim Babameto”. Jemi në edicionin e katërt

Brezi i ri është ai që duhet të sjellë ndryshimin dhe, nëse fryma e FairPlay, miqësisë deri në vëllazëri dhe kënaqësisë për të luajtur respektohen në formën e duhur, atëherë edhe futbolli është më shumë se sa një sport. Eshtë një mundësi për të dalë nga veset dhe për të qëndruar brenda kuadrit të rritjes në mënyrë të shëndetshme. Ka menduar kështu “Coca-Cola”, teksa ka organizuar për edicionin e katërt radhazi turneun mes shkollave 9-vjeçare, të disa qyteteve të Shqipërisë.

Turneu “Coca-Cola Cup” ka hyrë në fazën më të nxehtë. Përpara tri ditësh u zhvillua edhe çerekfinalja mes shkollës fituese së 1/16-ve, “Andon Xoxa” e Fierit dhe ajo fituese e Durrësit, “Naim Babameto”, që ishte shpallur fituese sa i parketit qytetit të saj, në sfidat e zhvilluara në aneksin e “Niko Dovana”-s. “Naim Babameto” mundi shkollën “Demokracia”. Në ceremoninë e mbylljes ishin të pranishëm përgjegjësi i zyrës rajonale në FSHF për Durrësin, Arbër Kalemi, si dhe përfaqësues nga “Coca Cola”, të cilët i shpërndanë të gjitha ekipeve finaliste nga një dhuratë, si dhe kupat për fituesit. Ndërsa, “Andon Xoxa” e Fierit mundi në finale  “Kristaq Shtembari” me rezultatin 5-1.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, teksa fitues ishin vendësit, që arritën të fitonin me rezultatin 3-1, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë, në favor të durrsakëve. Gjithçka u zhvillua nën shenjën e fair-play, si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit, ku shumë fëmijë shkollash ishin të pranishëm për t’i dhënë zemër shokëve të tyre. Skuadra fierake “Andon Xoxa” drejtohet nga profesori i edukimit fizik, Renato Mone. Më datën 11 maj do të jenë edhe gjysmëfinalet.

Shkolla të Tiranës, Fierit, Shkodrës dhe Korçës do të luajnë mes tyre këtë të enjte takimet gjysmëfinale të turneut dhe më pas me finalen e madhe të futbollit të shkollave që ka patur një frekuentim dhe pjesëmarrje përtej pritshmërive.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here