Çmimi “Lojtari i Vitit”: UEFA shpall tre kandidatët, mungon Mesi…

UEFA ka shpallur tre finalistët për çmimin “Lojtari i Vitit”. Kristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modriç janë tre të pazgjedhurit nga komisioni i ekspertëve të UEFA-s. Natyrisht s’ka si të mos bie në sy mungesa e dy yjeve si Lionel Mesi dhe Nejmar.

Kristiano Ronaldo ishte për të disatën herë golashënuesi numër një i Champions-it me 15 finalizimet  e tij. Pesë më pak se portugezi ka kandidati tjetër Mohamed Salah, ndërsa mesfushori Luka Modriç ishte një ndër lojtarët që spikati më shumë në rrugëtimin e “Los Blancos” drejt fitimit të Champions-it të tretë radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *