Çmimi i radhës për Besart Berishën

0

Në Australi të dielën do të luhet finalja e madhe e kampionatit, mes Sidni FC dhe Melburn Viktori, një supersfidë mes dy skuadrave më të mira të kampionatit, që kanë edhe dy yjet e mëdhenj të A-League.

Sot është zhvilluar ceremonia e çmimeve për lojtarët më të mirë të sezonit dhe Milos Ninkoviç i Sidnit fitoi çmimin Lojtari i Vitit, ndërsa Berisha u nderua si shënuesi më i mirë i sezonit, së bashku me MekLaren të Brisbërn Ror, me 20 gola secili. Megjithatë, Berisha ka edhe finalen përpara dhe ka një mundësi të shënojë sërish.

Statistikat e Berishës këtë sezon kanë qenë sërish impresionuese: 40% të golave të Melburnit i ka shënuar sulmuesi nga Kosova, 5 herë me 11-metërsh.

Berisha shënon një gol çdo 119 minuta, si askush tjetër në futbollin australian.

Këtë sezon Besarti ka gjuajtur 34 herë në kuadrat, nga 57 në total, pra rreth 60% të gjuajtjeve të sakta dhe më shumë se gjysmat të shndërruara në gol.

Të gjithë golat Berisha i ka shënuar në zonë, ndërsa ka krijuar 35 raste për shënim dhe ka dhënë 4 asiste. Këtë sezon sulmuesi është zëvendësuar vetëm 4 herë, ka pësuar 36 faulle dhe ka pasur 21 triblime të suksesshme. 669 kanë qenë pasimet të Berishës, me 79.2% të pasimeve të sakta.

Image may contain: 1 person, suit

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image